Flash

Apeli rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit, mbetet në “arrest shtëpiak”

Lapsi.al 24 January 2025
Apeli rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit, mbetet në

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës, për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar ndaj tij.

Togat e zeza lanë në fuqi vendimin e GJKKO-së që kanë caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”. Jamarbër Malltezi mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.

Njoftimi i Apeli i GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 24.01.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 25 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit J.M., në lidhje me: “Ankim ndaj vendimit nr. 714, datë 12.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Revokimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Shuarjen e masës së sigurimit të “Arrestit në shtëpi”, për J.M., caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 714, datë 12.12.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI