Flash

Zjarri në resortin e skive në Turqi/ Opozita akuzon Ankaranë

Lapsi.al 23 January 2025
Zjarri në resortin e skive në Turqi/ Opozita akuzon Ankaranë

Pas zjarrit shkatërrimtar në një hotel në Turqi, prej të cilit gjetën vdekjen më shumë se 70 vetë, po shtohen akuzat për neglizhime të masave të sigurisë ndaj zjarrit. Sipas mediave turke dëshmitarët okularë kanë thënë se alarmi i zjarrit nuk kishte funksionuar dhe se nuk kishte pasur bombola për fikjen e zjarrit. Klientëve të hotelit dymbëdhjetëkatësh u ishte dashur të kërkonin rrugët e shpëtimit në errësirë ​​të plotë duke kaluar përmes korridoreve të mbushura me tym.

Sipas raportimeve kanë ndodhur skena dramatike. Disa vetë u hodhën në panik nga dritaret, të tjerë u përpoqën të zbrisnin nga dritaret duke përdorur çarçafë. Brigadës së zjarrfikësve iu desh të vinte nga qyteti Bolu që gjendet rreth 40 kilometra larg hotelit, i cili ndodhet në malet e mbuluara me borë.

Kritika ndaj zbutjes së rregulloreve të sigurisë ndaj zjarrit

Partia më e madhe opozitare, CHP, e akuzoi qeverinë islamike-konservatore në Ankara për zbutjen e rregulloreve të sigurisë ndaj zjarrit në vitin 2012. Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit hoteli nuk kishte as sistem spërkatës me ujë për raste zjarri, edhe pse një pajisje e tillë është e detyrueshme. Kjo bëri që zjarri të përhapej më shpejt duke shkaktuar një numër më të madh viktimash.

Ministria e Turizmit gjithashtu ia hedh fajin Drejtorisë Rajonale të Zjarrfikësve, e cila nuk ka inspektuar si duhet.

Akuza dhe arrestime

Prej zjarrit që shpërtheu mbrëmjen e së martës në hotelin, ku po qëndronin më shumë se 230 turistë, humbën jetën 76 vetë dhe u plagosën më shumë se 50 të tjerë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se përgjegjësit do të përballen me organet e drejtësisë. Deri tani janë arrestuar nëntë vetë, përfshirë edhe pronarin e hotelit.

Ndërkohë ekipet Mbrojtjes Civile dhe zjarrfikësit e kanë kontrolluar sërish hotelin në kërkim të viktimave apo të plagosurve. Për shkak se ndërtesa është kryesisht prej druri, ekziston rreziku i shembjes. Çatia e hotelit dymbëdhjetëkatësh është dëmtuar rëndë dhe palestra në katin e poshtëm është djegur plotësisht./DW

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI