Flash

Vazhdojnë mosmarrëveshjet pozitë-opozitë në Mal të Zi

Lapsi.al 23 January 2025
Vazhdojnë mosmarrëveshjet pozitë-opozitë në Mal të

Opozita në Mal të Zi ka deklaruar, se se nuk do të lejojë mbajtjen e seancës së Kuvendit deri sa të anulohet vendimi për vendimi për pensionimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Dragana Gjuranoviq , që sipas saj është i paligjshëm, po ashtu opozita kërkon nënshkrimin e një marëveshtjeje për mos ndryshimin e Kushtetutës në fushën e çështjeve të identitetit dhe as Ligjin për shtetësinë. Ndryshime që kërkojnë partitë e ish-Frontit Demokratik prorus, i udhëhequr nga Andrija Mandiq.

Konkretisht, ato kërkojnë që serbishtja të bëhet gjuhë zyrtare, duke u barazuar kështu me gjuhën malazeze, dhe liberalizim të shtetësisë, përkatësisht që t'u mundësohet edhe shtetasve të vendeve fqinje të bëhen shtetas malazezë. Përveç opozitës, këto kërkesa i kanë kundërshtuar edhe partitë shqiptare në qeverinë e Malit të Zi.

Autoriteti i kuvendit në pikëpyetje?

Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq tha, se opozita me veprimet e saj po vë në pikëpyetje autoritetin e Kuvendit: ,,Autoriteti i këtij parlamenti vihet në pikëpyetje nga kjo sjellje, por qytetarët duhet ta dinë se shumë do të dëmtohen nëse nuk e miratojmë buxhetin.,,

Ai paralajmëroi se deputetët që u ngritën nga vendet e tyre, do të marrin masa ndëshkuese me shkrim, por nuk specifikoi se kur do të vazhdojë seanca. Ndërkohë mësohet, se kryeparlamentari ka ftuar edhe njëherë opozitën në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën në vend.

BE-ja e gatshme të ofrojë ndihmë

Bllokimi i punimeve në Kuvendin e Malit të Zi u diskutua edhe gjatë vizitës zyrtare të komisioneres evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në Mal të Zi, e cila ofroi ndihmën e Komisionit Evropian për normalizimin e punës së Kuvendit. Delegacioni i BE-së propozoi përfshirjen e Komisionit të Venecias në zgjidhjen e krizës kushtetuese dhe parlamentare.

Edhe pse Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) nuk e refuzoi publikisht këtë propozim, kryeministri malazez, Millojko Spajiq, e akuzoi atë për aktivitete antievropiane. Njohës të situatave politike thonë, se kemi të bëjmë me një krizë të re kushtetuese dhe se ajo vështirë se mund të zgjidhet pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. E tëra kjo po ndodh në momentin kur Mali i Zi ka mbyllur dhe tre kapituj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian./DW

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI