Flash

Urdhërat e Trump/ Mbeten në Shqipëri refugjatët afganët që solli SHBA

Lapsi.al 23 January 2025
Urdhërat e Trump/ Mbeten në Shqipëri refugjatët afganët

Afganët e mbetur në Shqipëri që pas tërheqjes së amerikanëve nga Afganistani para 4 vitesh nuk do të mund të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Shteteve të Bashkuara për një afat të pacaktuar.

Mes dhjetëra urdhërave ekzekutivë të nënshkruar nga Donald Tramp në ditën e parë të Presidencës së tij është edhe ai për pezullimin e fluturimeve të avionëve që tërheqin në Shtetet e Bashkuara, afganët të morën arratinë nga vendi i tyre në Gusht 2021 për t’i shpëtuar përndjekjes si bashkëpuntorë të amerikanëve, nga regjimi i sapoinstaluar i talebanëve.

Sipas CNN, urdhëri ekzekutiv i Trampit kërcënon të ardhmen e refugjatëve afganë që ndihmuan Shtetet e Bashkuara.

“Afganët që morën arratinë për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve i bëjnë thirrje Trampit të heqë pezullimin e programit të refugjatëve”, shkruan Associated Press.

Ndërsa Fox News shkruan se “Urdhëri i Trump le në harresë mijëra aleatë afganë që presin shpërnguljen në SHBA”.

Urdhëri ekzekutiv ka një afat 90-ditor, por fati i tyre është i paqartë nisur edhe nga qasja e ashpër e Trampit ndaj emigrantëve.

Ministria e Jashtme Shqiptare, duke iu përgjigjur interesit të Televizionit Klan, shpjegoi se aktualisht në Shqipëri ndodhen vetëm imigrantë afganë që kanë marrë viza të posaçme për imigrantët, të cilët janë në një periudhë tranziti dhe qëndrojnë në vend për një kohë të kufizuar.

Ata qëndrojnë për një periudhë mesatare deri në 23 ditë, para se të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt Shteteve të Bashkuara. Numri i saktë i afganëve të mbetur në Shqipëri nuk bëhet i ditur. Pezullimi me afat 90-ditor prek drejtpërdrejt 1800 afganë, në listë për t’u tërhequr në Shtetet e Bashkuara gjatë këtyre 3 muajve.

Në vende të ndryshme të botës, në pritje janë në total 30 mijë. Shumica dërrmuese ndodhen në Pakistanin fqinj, ku gjetën strehë pasi morën arratinë nga talebanët. Deri më tani, në Shtetet e Bashkuara janë shpërngulur 180 mijë./Tv Klan

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI