Flash

Trump firmos urdhrin: Të hapen dosjet për të vërtetën e vrasjes së Kennedy

Lapsi.al 23 January 2025
Trump firmos urdhrin: Të hapen dosjet për të vërtetën e

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për deklasifikimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me John F. Kennedy dhe Martin Luther King. "Gjithçka do të bëhet publike. Njerëzit e kanë pritur këtë për vite dhe dekada" - tha presidenti amerikan.

Ai urdhëroi deklasifikimin e dokumenteve të qeverisë amerikane për vrasjen e Presidentit Kennedy në 1963, vëllait të tij Robert në 1968, si dhe liderit të të drejtave civile, Martin Luther King Jr të njëjtin vit.

LEXO EDHE: Zbulohen fjalët e fundit që John F. Kennedy tha 1 sekondë para së të vritej

“Amerikanët meritojnë transparencë dhe të vërtetën. Është në interesin tonë kombëtar që përfundimisht të publikojmë dosjet e vrasjes pa vonesë", - thuhet në njoftim, në të cilin Trump thekson se njohja e asaj që ndodhi është "në interes publik".

Brenda 15 ditëve nga nënshkrimi i dekretit, presidenti do të ketë një plan të detajuar për publikimin e dokumenteve në lidhje me vdekjen e JFK. Megjithatë publikimi i dosjeve për Robert F. Kennedy dhe Martin Luther King do të zgjasë më shumë. Plani për lirimin e tyre do t'i paraqitet Trumpit brenda 45 ditëve.

LEXO EDHE: Vrasja e Kennedy/ Një ish-agjent sekret nxjerr detajin e panjohur për 6 dekada

Presidenti Kennedy u vra në Dallas në nëntor 1963. Policia arrestoi Lee Harvey Oswald si të dyshuar, i cili vdiq dy ditë më vonë pasi u qëllua me armë zjarri nga Jack Ruby. Kjo pasoi një zinxhir ngjarjesh që nxitën shumë teori të konspiracionit.

Vëllai i tij Robert F. Kennedy, u vra në vitin 1968 në Los Anxhelos pasi fitoi zgjedhjet presidenciale në Kaliforni. Sulmuesi ishte Sirhan Sirhan, të cilit në vitin 2023 iu refuzua kërkesa për lirim me kusht pas 55 vitesh burg, sepse ende konsiderohej shumë i rrezikshëm.

LEXO EDHE: E bujshme/ Publikohen rreth 13 mijë faqe nga dosja e vrαsjes së Kennedy

Gjithashtu në vitin 1968, u vra Martin Luther King nga James Earl Ray, i cili pranoi se ishte vrasësi, por më pas hoqi dorë, duke kërkuar pafajësinë deri në vdekjen e tij në 1998. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI