Flash

Sterilizimi/ Beqaj, Rrapaj dhe Rrjepaj funksionuan si grup i strukturuar kriminal

Lapsi.al 23 January 2025
Sterilizimi/ Beqaj, Rrapaj dhe Rrjepaj funksionuan si grup i strukturuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur dërgimin për gjykim dosjen “Sterilizimi”.

Në seancën e datës 23 janar 2025, pas shqyrtimit të kërkesës nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjykata ka pranuar dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020, për të pandehurit: Ilir Beqaj, Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri, dhe Naile Ajazi (Abazi).

Të pandehurit përballen me akuza të rënda, përfshirë “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Grup të strukturuar kriminal”, dhe “Falsifikim dokumentesh”, të kryera në bashkëpunim. Këta individë akuzohen për veprime që lidhen me abuzime me detyrën dhe falsifikime dokumentesh në kontekstin e krijimit të një grupi kriminal të strukturuar.

Në kërkesën e paraqitur nga Prokuroria, përfshihet gjithashtu kërkesa e disa të pandehurve për gjykim të shkurtuar, e cila do të shqyrtohet në fazën e mëtejshme të procesit gjyqësor.

Gjykata e Posaçme, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtaren Flojera Davidhi, vendosi që të pranojë kërkesën e Prokurorisë për të dërguar këtë çështje në gjykim. Kjo është një hap i rëndësishëm për drejtësinë, duke synuar të adresojë çështje të rëndësishme të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në përfundim të seancës, Gjykata e Posaçme njoftoi se kundër këtij vendimi nuk lejohet apel.

Njoftimi i plotë:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 29.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Ilir Beqaj, Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi (Abazi)”.

2. Në seancën e datës 23.01.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flojera Davidhi, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 13, datë 23.01.2025, vendosi:

I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit

të Organizuar.

II. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020 të Prokurorisë së

Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të

pandehurve:

1. Ilir Beqaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 135, 28/4 e 334/1 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal;

2. Klodian Rjepaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 135, 28/4 e 334/1 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e

25 të Kodit Penal;

3. Ilir Rrapaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes”, me pasojë të rëndë, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 134, paragrafi tretë dhe 28/4 e 334/1 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal;

4. Marsela Serjani, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;

5. Saimir Kadiu, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;

6. Petref Mersini, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;

7. Arben Gjata, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;

8. Genc Burazeri, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;

9. Naile Ajazi (Abazi), akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal, trupit gjykues të themelit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.

III. Së bashku me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dërgimin e çështjes në gjyq, dërgohet edhe kërkesa e të pandehurve Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi (Abazi), për gjykim të shkurtuar.

IV. Fashikulli i gjykimit përmban të gjitha aktet e kryera gjatë hetimit paraprak të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ato të marra në seancë paraprake, të paraqitura nga të pandehurit dhe mbrojtësit.

V. Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq nuk lejohet ankim.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI