Flash

Rruga për Dibër/ Shtohen problemet në Bypassin e Murrizit

Lapsi.al 23 January 2025
Rruga për Dibër/ Shtohen problemet në Bypassin e Murrizit

Bypassi i Murrizit mbetet alternativa e vetme për qytetarët që duan të udhëtojnë nga Tirana në Qarkun Dibër nëpërmjet Rrugës së Arbrit.

News 24 njofton se ndërsa makinat shtetërore përdorin tunelin e Murrizit që është i pahapur për publikun, qytetarët janë të detyruar të përballen jo vetëm me terrenin malor në të cilin është bypassi por edhe me gjendjen e degraduar të tij. Gropat dhe deformimet janë prezente në të gjithë gjatësinë e këtij segmenti rrugor, ku veç të tjerash nuk ka hapësirën e mjaftueshme për të kaluar paralelisht dy automjete.

Drejtuesit e mjeteve thonë se e gjithë rruga është burim aksidenti nga prania e gropave, por edhe për shkak të trasesë së ngushtë në të cilën vështirë të ndërrohen dy automjete pa u ndalur njëra prej tyre. Ata kërkojnë që deri sa të hapet tuneli për qarkullimin e automjeteve, Bypassi të rregullohet pasi po rrezikojnë jetën sa herë kalojnë në këtë segment rrugor.

Për shkak të këtyre problematikave, thuajse çdo ditë në bypassin e Murrizit shënohen aksidente, të cilat fatmirësisht deri tani kanë qenë pa humbje jete njerëzore.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI