✅ 2/8 teams have mathematically secured the Champions League - Top 8 ahead of the last round. ✅ 18/24 teams have mathematically secured the Champions League - Top 24 ahead of the last round. pic.twitter.com/Pn7D9h7332
— Football Rankings (@FootRankings) January 22, 2025
Skenari për Stuttgart dhe PSG: barazimi i kualifikon të dyja
Në garë për kualifikim janë PSV, Club Brugge, Benfica, PSG, Sporting, Stuttgart, Manchester City, Dinamo Zagreb dhe Shakhtar. Dy prej këtyre skuadrave kanë mundësinë të kalojnë më tej duke barazuar në përballjen direkte mes tyre në ndeshjen e fundit: Stuttgart dhe PSG mund të bëjnë atë që në zhargonin sportiv quhet “marrëveshje e heshtur”, një rezultat që u leverdis të dyja ekipeve dhe dëmton në mënyrë të pashmangshme rivalët e tyre. Stuttgart dhe PSG fituan në ndeshjen e parafundit të grupeve, përkatësisht në transfertë ndaj Slovan Bratislavës dhe në shtëpi ndaj Manchester Cityt, duke u ngjitur të dyja në kuotën e 10 pikëve. Nëse ato barazojnë në sfidën direkte javën e ardhshme në Gjermani, do të arrinin kuotën e 11 pikëve (me një golavarazh përkatësisht -1 dhe +2), e mjaftueshme për t’u kualifikuar në mesin e 24 skuadrave që do të kalojnë në fazën me eliminim direkt, pavarësisht rezultateve të tjera.Kjo do të ndodhte sepse:
• Manchester City (8 pikë) dhe Club Brugge (11 pikë) do të përballen në “Etihad Stadium” dhe vetëm njëra prej tyre mund të rrezikojë kualifikimin e Stuttgartit dhe PSG-së në rast të barazimit të tyre, pasi skuadra belge ka një golavarazh më të keq (-2) dhe në rast barazimi me 11 pikë do të mbetej pas në renditje. • Shakhtari ka vetëm 7 pikë dhe edhe në rast fitoreje nuk do të arrinte në kuotën e 11 pikëve, duke mos rrezikuar kualifikimin e Stuttgartit dhe PSG-së. • Dinamo Zagrebi, që pret Milanin, ka 8 pikë, por një golavarazh shumë të dobët prej -8. Për të kaluar Stuttgartin, kroatët duhet të fitonin me 7 gola diferencë ndaj kuqezinjve, një skenar tepër i pamundur.Pra, hipoteza e një “marrëveshjeje të heshtur” nuk është aspak e pabazë. Mbetet për t’u parë të mërkurën e ardhshme nëse do të mbizotërojë fryma sportive dhe nëse Stuttgart dhe PSG do ta luajnë ndeshjen deri në minutën e fundit të saj.? Champions League after Matchday 7: ? Current Top 2 secured Round of 16! ✅ Current Top 18 secured Knockouts! ❌ Teams from 28th and below Eliminated! ? Nine teams from 19th to 27th will be racing in the last round for the remaining six knockout spots. pic.twitter.com/1kgCZCN9SE
— Football Rankings (@FootRankings) January 22, 2025