Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Mediat italiane: Central nuklear në Shqipëri, pse jo?

Lapsi.al 23 January 2025
Mediat italiane: Central nuklear në Shqipëri, pse jo?

Po sikur në Shqipëri të ndërtohej një central bërthamor për Italinë? Ideja vërtitet në mediat italiane pas marrëveshjes që Rama dhe Meloni nënshkruan në Abu Dhabi, për kabuj nënujorë që do të përcjellin rrymën nga vendi jonë drejt Italisë, një investim nënujor gati një miliard euro, në një kohë që Shqipëria ende nuk përmbush dot nevojat e saj me energji. Dhe nën rrogoz mund të fshihet një projekt akoma më i rëndësishëm se sa thjesht kabujt që kalojnë nën Adriatik.

Është Staffeta Online, një faqe lajmesh në Itali që spekuloi e para, mbi shanset për ndërtimin e një reaktori bërthamor për Italinë në territor shqiptar. Në Itali, po diskutohet që tani për një projekligj që rikthen projektet e prodhimit të energjisë nukleare. Dokumenti është në tryezën e kryeministres Xhorxhia Meloni dhe shumë shpejt, gati dy javë duhet marrë një vendim.

[caption id="attachment_974762" align="alignnone" width="1996"] Screenshot[/caption]

Spekulimi i gazetarëve italianë bazohet së pari, në zgjidhjen që i dha Meloni problemit të emigrantëve, të  cilin e transportoi drejt Shqipërisë dhe së dyti në marrëveshjen që Rama-Meloni firmosën në Emiratet e Bashkuara dhe ku folën për energjinë që do të prodhohej në Shqipëri dhe do të përcillej drejt Italisë.

"është në përputhje edhe me prirjen e qeverisë për të kontraktuar çështje të mprehta si emigracioni përtej Adriatikut,- shkruan faqja e lajmeve online, duke vazhduar,- ka qarkulluar këto orë si një batutë (por jo vetëm), pas misionit të kryeministres në Abu Dhabi".

Ideja e Staffeta Online është ende e pakonfirmuar, por sinjalet të çojnë pikërisht në këtë skenar. I njëjti version, i një zgjidhjeje në territor shqiptar, u raportua edhe nga agjensia e lajmeve ANSA, që shpjegon se përse Meloni do të refuzohej nga italianët kudo ku do të propozonte ngritjen e një reaktori nuklear.

ANSA citon ministrin e energjisë në qeverinë italiane, që thotë se kërkesa për energji elektrike do të dyfishohet në njëzet vitet e ardhshme dhe se pa atomin nuk do të jetë e mundur të plotësohen nevojat e vendit. Energjia bërthamore llogaritet se do t'i jepte Italisë pavarësi energjetike dhe energji elektrike me kosto të ulët.

Çfarë ka pas marrëveshjes 1 miliard euro Rama – Meloni me arabët

“Mos më turpëro”/ Rama i ulet në gjunjë Melonit për ditëlindje

Marrëveshja për energjinë, Meloni: Do prodhohet në Shqipëri

Por rikthimi tek energjia bërthamore nuk është i lehtë.

Pro janë Forza Italia, Lega, Azione, Italia Viva, +Europa dhe Confindustria. Partia Demokratike është skeptike, por nuk ka një JO përfundimtare.

Kundër janë Lëvizja Pesë Yjet, Partia e Gjelbër dhe shoqatat mjedisore.

Edhe partia që drejtohet nga Xhorxhia Meloni "Vëllazëria Italiane" është e ndarë, mes nuklearistëve dhe anti-nuklearistëve. Për t'i mbajtur të dy grupet së bashku, Meloni ka thënë se synon shkrirjen bërthamore (një teknologji futuriste, që ndoshta do të jetë gati pas 30 vjetësh).

Problemi për Melonin është se, edhe sikur ligji për reaktorin nuklear të miratohet në parlament, qytetarët italianë mund të nisin një referendum për abrogimin e tij. Për të mos llogaritur këtu protestat që do të nxjerrin në rrugë qytetarët, që banojnë pranë vendit që zgjidhet për ngritjen e termocentralit bërthamor, parashikon ANSA.

Prandaj gazetarëve italiane u duket interesante ideja që termocentralet bërthamore t'i dërgojnë në Shqipërinë fqinje, aty ku referendumet janë harruar, po as protestat nuk pinë ujë.

"Nuk është për t'u habitur që faqja e internetit e energjisë Staffetta Quotidiana ka spekuluar se impiantet e reja mund të ndërtohen në Shqipëri dhe të lidhen me Italinë me një kabllo nënujore" shkruan ANSA.

Nuk është për t'u habitur as pse Shqipëria tashmë po shihet nga liderët perëndimorë si një lloj koshi ku mund të depozitohen ndotjet dhe problemet e qeverive të tyre, për të cilat institucionet në vendet demokratike refuzojnë të binden, siç ishte rasti i ngritjes së burgjeve për afrikanët.

Diferenca është se në vendet europiane vota, protestat dhe referendumet ende mbeten një mjet real në duart e qytetarëve. Kurse në Shqipëri mjafton fjala e Edi Ramës, e sheqerosur me pak propagandë, dhe këtu ndërtohen burgje, mbyllen rrjete sociale apo jepen falas plazhe dhe ishuj pa u ndjerë askush./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI