Flash

Konfirmimi i akuzës/ "Grup i strukturuar kriminal" brenda qeverisë

Lapsi.al 23 January 2025
Konfirmimi i akuzës/ "Grup i strukturuar kriminal" brenda

Qeveria e Edi Ramës mund të jetë ndër të paktët në botë, brenda së cilës veproi në nivel ministri, një "grup i strukturuar kriminal" për të paktën 4 vjet rresht. Në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2017, që përkon me mandatin e parë qeverisës së Edi Ramës, gjykata konfirmoi akuzën për "grup të strukturuar kriminal" ndaj ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, zv.ministrit Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj në lidhje me kontratën e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, me vlerë thuajse 100 milion dollarë.

Të tre, Beqaj, Rrjepaj dhe Rrapaj do të përballen me akuzat për "grup të strukturuar kriminal" dhe "vjedhje duke shpërdoruar detyrën” pas vendimit të gjykatëses Flojera Davidhi.

SPAK ka ngritur akuza edhe për 6 anëtarët e Komisionit të koncensionit të sterilizimit, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri, dhe Naile Ajazi (Abazi). Por këta janë përjashtuar nga grupi i strukturuar kriminal, dhe akuzohen vetëm për “Falsifikim të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim të detyrës”.

Ankesat e Beqajt jo për SPAK, por për gjykatësit

Ish-ministri i Shëndetësisë ishte i vetmi nga të pandehurit që u tërhoq nga gjykimi me procedurë të shkurtuar dhe mbajti një fjalim në sallën e gjyqit.

Ai akuzoi Flojera Davidhin se ka qenë e ndikuar politikisht për vendimin e saj.

"Vendimmarrja juaj është e ndikuar politikisht, konformisht dhe personalisht. Ky ndikim është vërtetuar nga duartrokitjet e z. Sali Berisha dhe znj. Albana Vokshi për akuzat politike që keni mbështetur. Po ashtu, vendimmarrja juaj përsërit vendimin e paligjshëm të gjyqtarit Erion Bani, megjithëse tani çdo gjë është parashkruar" u shpreh Beqaj.

Interesante në reagimin e Ilir Beqajt është se ai nuk sulmon prokurorët e SPAK që e hetuan, por dy gjykatësit Flojera Davidhi dhe Erjon Bani.

Sterilizimi/ Beqaj, Rrapaj dhe Rrjepaj funksionuan si grup i strukturuar kriminal

Prapaskenat/ Drama me Ilir Beqajn në dy video të kundërta

Para se të arrinin tek akuzat e rënda, gjykatësit i kthyen disa herë mbrapsht hetimet dhe i detyruan prokurorët e çështjes t'i shkojnë më tej hulumtimit.

 "Ju nuk keni ngurruar që të përfitoni nga kjo çështje, ashtu siç ka bërë gjyqtari Erjon Bani, për t’u shfaqur si gjyqtarja që ka dhënë drejtësi dhe ka orientuar hetimet në drejtimin e duhur. Por në realitet, ju po e dëmtoni të gjithë procesin, duke përmbysur hetimet, akuzat dhe gjithë procesin në mënyrë të paligjshme" u shpreh Beqaj.

Rama i paprekshëm

A mund të funksiononte një grup i strukturuar kriminal brenda qeverisë pa dijeninë e kryeministrit? Tek kjo pyetje ndalen hetimet e SPAK dhe vendimet e gjykatës së posaçme. Pavarësisht se po bëjnë kërdinë si në radhët e vartësve të Ramës, ashtu edhe në të gjitha nivelet e opozitës, Rama mbetet i paprekshëm.

I ndërgjegjshëm për limitet e SPAK dhe të gjykatës, Rama e ka mbrojtur publikisht punën e Ilir Beqajt.

Edhe në fund të vitit 2023, kur ish-miku i tij në rini, Ilir Beqaj po i afrohej burgut, kryeministri Edi Rama vizitoi një nga qendrat e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ku vuri në dukje përfitimet për mjekët.

“Sterizlimi është një nga kontratat dhe një nga punët më të bukura që ne kemi bërë” u shpreh Rama, që në rastet e ministrave që vjedhin, ka gjetur alibinë se ata hanë mollë e dardha pas shpinës së tij. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI