Flash

Komploti i Tiranës

Lapsi.al 23 January 2025
Komploti i Tiranës

Ekzistojnë komplote njerëzore, poltike, sociale, fetare, institucionale e ekzistojnë dhe komplot arti.

I tillë është Komploti i Tiranës, i kryer më vitet 2000 - 2001 me Kryetar Bashkie KM aktual Edi Rama.

Pak ditë më parë u nda nga jeta një nga fotografët më të mëdhenj italianë Oliviero Toscani, revolucionari i botës së komunikimit viziv, artisti provokues që influencoi artin dhe impenjimin social.

E është ky gjeni i artit të fotografisë në qendër të një prej komploteve më të mëdha të botës së artit që përfshiu Tiranën, Edi Ramën, ish kryetar bashkie i këtij qyteti në ato vite, revistën italiane Flash ART me drejtorin e saj e autoritetet e antiterrorizimit.

Dhe pse i ngjan një historie rozë, kjo ngjarje impenjoi në Itali, Drejtorinë e Antimafias Italiane e një hetim shumë nivelesh.

Në një Tiranë që në atë dekadë dhjetęvjecare postkomuniste kishte parësore mbijetesën e jo artin, jo shumëkush do të kujtojë manifestin e Bienales së parë te Artit hapur në kryeqytetin post diktaturë- flamuri shqiptar me shqiponjën e deformuar me linjat e saj, sikur po jepte shpirt me trupin që i fërgëllonte.

Ta shohësh sot, ka aq ngjashmëri me skicën shqiponjën që KM Rama pikturoi në librin e shënimeve në maj të 2021 gjatë një vizite në Akademinë e Shkencave.

Po le t'i kthehemi komplotit të Tiranës që deri më 14 shtator 2001, dita e inaugurimit të saj quhej Bienale e Tiranës.

Manifesti i kësaj bienale, ky flamur i kuq i deformuar në linjat e tij ishte realizuar në letra nga fotografi i njohur italian Oliviero Toscani që së bashku me artistët Maurizio Cattelan, Vanessa Beecroft, Nicolas Bourriaud, Francesco Bonami ishin kuruesit e kësaj Bienale.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, kishte autorizuar hapjen e saj dhe 4 artistët e zgjedhur nga Oliviero Toskani ishin; nigeriana Bola Ecua, arabi Hamid Piccardo, italiani Carmelo Gavotta e sllavi Dimitri Bioy.

Bola Ecua ishte një aktiviste e kërkuar nga qeveria nigeriane, që me artin e saj denonconte ngjarjet politike, vrasje, kriza sociale, Dimitri Bioy një fotograf i nudos me modele dhe minorene për të treguar se arti nuk ka limit moshe, e i dyshuar për pedofili e Carmelo Gavotta një pornograf që me videot e tij artistike kishte treguar se pronografia mund të prodhohet nga cdokush që ka një instrument për të filmuar dhe Hamid Picardo sipas skedës prezantues ishte një fotograf i talentuar që Bin Laden e kishte emëruar zëdhënësin e Jihad në art.

Fotografitë e tij në Bienalen e Tiranës ishin; Bin Laden me kallashnikov në duar, një avion i rrëzuar etj..

Veprat e tyra mbushën ekspozitën Bienale të Tiranës, katalogun demostrues por në ditën e inaugurimit as ata, as kuruesi që i përzgjodhi këta artistë, fotografi Oliviero Toscani nuk mbërritën në Tiranë.

Bienale do inaugurohej më 14 shtator 2001, tre dite pas atentatit të Kullave Binjake në New York City.

Kryetari i Bashkisë Edi Rama, drejtoritë kompetente e personat që u bënë ndërlidhës të këtij eventi artistik menduan se frika për të fluturuar pas ngjarjes dramatike kishte penguar këtë pjesëmarrje.

Por e vërteta ishte ndryshe; 4 artistët nuk kanë ekzistuar kurrë e Oliviero Toscani nuk kishte marrë kurrë përsipër të ishte kuruesi i kësaj bienale.

Ishte thjesht e qartë një mashtrim.

Artistë të sajuar me vepra të sajuara e marrë nga fotografi interneti, video porno o fotokopje. E Olivero Toscani nuk kishte marrë kurrë përsipër të ishte kuruesi i Bienales së Tiranës.

Fakti se mes artistëve ishte emri i Hamid Piccardo "fotograf i talentuar që Bin Laden e kishte emëruar zëdhënësin e Jihad në art" por që nuk kishte ekzistuar kurrë, bëri që ky mashtrim i madh të quhej Komploti i Tiranës.

Drejtoria Investigative e Antimafias e kundër terrorizmit në Itali në hetimet paraprake të saj, lidhi faktin se Bienale e Tiranës do të mbahej në shtator e pak ditë pas atentatit në Kullat Binjake e mes artistëvve shprehej qartë emri i Osama Bin Laden, fotografia e tij, vepër e fotografit i cilësuar "më shumë një fondamentalist islamik se një artist".

Pak javë vonë në shtëpinë e Olivero Toscanit mbërrin një pako e madhe dokumentash ku cilësohet i hetuar në atë që u quajt ""Komploti i Tiranës".

E vërteta ishte shumë më e thjeshtë; ishte një mashtrim.

Olivero Toscani përmes një adrese emaili që nuk mbaronte me ".com"sic ishte origjinali por me ".it" i kishin vjedhur identitetin e për më shumë se një vit ishin shkëmbyer adresa emaile mes tij e drejtorit të revistës së artit Flash Art, Giancarlo Politi.

Hetimet zbardhën gjithcka qe një mashtrim e vjedhje identiteti me pyetjet që deri sot nuk morën përgjigje;

Si ka mundësi që Tirana zyrtare nuk u kujdes të ketë një kontakt direkt me kuruesin Olivero Toscano?

Si është ë mundur që ideuesi i Bienales Politi u mjaftua me shkëmbime emaili e nuk bëri një telefonatë të vetme fotografit të njohur?

E në këtë "komplot të Tiranës", mashtrues e denigrues për Shqipërinë një tejtër element komplotist ishte manifesti i një flamuri karikaturë që në ato vite për Ballkanin, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë njerëzit vriteshin në emër të flamurit.

Po kush e realizoi këtë mashtrim të madh?

Hetuesit italianë mundën të gjejnë adresën IP të kompjuterit ku ishin nisur emailet komunikuese, në një apartament në Cogoleto një qytezë në provincën e Genovas e banuar nga Marco Lavagetto.

Ishte ai Oliver Toscani fals që kishte shpikur emrat e katër artistëve për Bienalen e Tiranës, e veprat e tyre marrë nga fotokopje e imazhe ëebi.

Marco Lavagetto dënohet për vjedhje identiteti në një dënim civile e rrëzohen akuzat penale ndaj tij. Dëmshpërblen me 30 mijë euro fotografin Olivero Toscano.

Marco Lavagetto është një i apasionuar pas artit e ka një sipërmarrje të vogël që përgatit mbulesat e brendshme për arkivolë.

Fotografi i njohur e me identitetin e vjedhur në "Komplotin e Tiranës", Oliviero Toscani ndërroi jetë më 13 janar 2025, pra pak ditë më parë.

Mbi këtë ngjarje të harruar me gjasa qëllimisht në Tiranë, në sallat e kinemasë italiane sapo ka dal dokumentari me të njëjtin emër; Komploti i Tiranës" i Manfredi Lucibello.

Dokumentari sjell dëshminë e vetë Toscanit e është një linjë rrëfimi që mban dy skenar e gjithmonë pyetjen; Mos dhe kjo që po tregojmë është e gjitha një mashtrim?

Bienale e Tiranës me manifestin, logon, artistët e defomuar, të sajuar e të vjedhur nuk janë të tillë. E autori që pranoi vjedhjen ndoshta vijon të kryej ende një mashtrim o komplot qoftë me rrëfimin e tij?/ Marrë nga Facebook i autores

Të këshilluara

Dy vjet me satelitët Albania 1 dhe Albania 2

“Në 3 janar të vitit 2023 (para dy vitesh) u lëshuan në hapsirë 2 satelitët Albania 1 dhe Albania 2 Mund të më thoni përfitimet që keni pasur në këto vite nga k...

21:25

Pse Martin Cani nuk mori shërbim në QSUT

Sipas dëshmisë së zonjës e cila ka transportuar 14-vjeçarin Martin Cani drejt spitalit, ambulanca e ka marrë djalin nga automjeti i saj, afër QSUT-së. (Bar Oslo...

16:39

Shteti ra në Shkodër!

Policia dështoi përsëri për të parandaluar një ngjarje të rëndë si ajo e Shkodrës. Këtu nuk dështoi vetëm policia, por edhe SHISH, prokuroria e Shkodrës, si dhe...

21:11

Edi Rama, pensionistët dhe Noc Rroku

Kurrë më parë nuk janë harxhuar kaq shumë fjalë – sa ç’përdori Edi Rama mbrëmë përpara një grupi pensionistesh – për të thënë diçka fare të thjeshtë: “Qeveria i...

15:44

Protokolli

Nëse ish Presidenti do të thirrej për t'u paraqitur në Prokurori apo polici dhe aty t'i komunikohej masa e ndalimit, koha televizive mbrëmë do të shpenzohej për...

20:44

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI