Flash

Eskorta e luksit rrëfen për çfarë flasin mes tyre liderët e mbledhur në Davos

Lapsi.al 23 January 2025
Eskorta e luksit rrëfen për çfarë flasin mes tyre

Një eskortë e klasit të lartë ka rikthyer vëmendjen mbi atë që ndodh pas dyerve të mbyllura në Davos gjatë Forumit Ekonomik Botëror. Salome Balthus, 40 vjeç, është një shoqëruese nga Berlini, e cila ka udhëtuar sërish në Davos të Zvicrës, për t'u takuar me klientët e saj gjatë takimit vjetor të elitës globale.

Salome i tregoi Daily Mail atë që ka mësuar për elitën e Botës dhe për atë që liderët ata po diskutojnë me dyer të mbyllura. Ata duket se janë të bindur se një apokalips i ndryshimeve klimatike është pranë nesh.

“Elefanti në dhomë është ndryshimi i klimës. Të gjithë e dinë se nuk mund të parandalohet më”, thotë ajo duke shtuar se “super të pasurit” ndahen në dy grupe për këtë temë.

Prostitution is legal in Switzerland, with sex workers expected to pay taxes, register with local authorities and undergo regular health checks

"Një grup mendon se ndryshimet klimatike prekin vetëm të varfrit dhe "racën jo të bardhë", ndërsa të tjerët kanë frikë se kjo mund të përkeqësohet, por sipas tyre nuk ka kuptim të përpiqen për të bërë diçka. Kështu ata thjesht po kënaqen" - tha ajo për Daily Mail.

“Njëra gjysmë është në dëshpërim ndërsa gjysma tjetër budallaqe po feston vdekjet masive në të ardhmen. Sigurisht që nuk është kështu vetëm në Davos, por atje është e përqendruar” – tha ajo.

Salome said: 'The fact I have a degree in philosophy and German literature guarantees that they will not only have a good time sexually but also intellectually'

Salome tha se disa nga njerëzit e pasur që futeshin në grupin e parë thonë se ata në vendet e botës së tretë “mund të vdesin të gjithë, por ne prapë jemi mirë”.

“Ata thonë se në demokraci duhet të shesësh, duhet t’i gënjesh njerëzit dhe t’u thuash “nuk e dinim mirë dhe nuk e kishim menduar se do të shkonte kaq keq” –tregon ajo.

Salome said: 'I have a wonderful silver fox client, who likes me to wear a see-through blouse and talk French to him because it reminds him of a forbidden love he had as a schoolboy'

“Pastaj është një grup tjetër që mendon se mund të mos jetë aq e lehtë, ndoshta do të ndikojë edhe tek ata për shkak të reaksioneve zinxhir të paparashikueshme. Por ata thonë se nuk mund të bëjnë asgjë kundër të tjerëve, kështu që ata jetojnë duke ndjekur mantrën "pas nesh, le të përmbyset bota”.

“Ata thonë se do të gëzojnë edhe disa vite të tjera të bukur në tokë dhe e dinë se nuk ka të ardhme. Ata janë shumë cinikë dhe kjo është thellësisht e trishtuar”.

Salome tha se tema si kjo bëhen nga të pasurit kur janë në bar, sauna ose në hollet e hotelit, veçanërisht nëse tashmë kanë kthyer disa gota.

Salome said: 'Davos is all about power, money and sex, and all three make good bedfellows'

“Herë pas here i ngacmoj për këtë temë dhe ata bëjnë komente, pas së cilave unë mund të kuptoj vetë prapaskenën. Sigurisht, kjo funksionon vetëm nëse personi është i dehur vonë në mbrëmje dhe flet me dikë në bar, atëherë kjo është ajo që ndodh.

Ata janë jashtëzakonisht krenarë për këtë ose thjesht më shohin si një objekt dhe nuk mendojnë për faktin që edhe unë mendoj kur ata janë me mua. Publiku duhet ta dijë se armiqtë e të varfërve dhe të shtresës së ulët nuk janë emigrantët, por super të pasurit”, - shtoi Salome.

The official line on escorts, not just in Switzerland, but in many countries including Britain, is that they are remunerated for their time and what they do with it is up to them

Salome tha se takimet mes klientëve të saj kanë të bëjnë me “pasionin e erotikës dhe pasionin e pushtetit, megjithëse kjo e fundit është më e madhe sa mund të fshijë edhe të parën'.

E diplomuar për filozofi dhe letërsi gjermane ajo tha se nuk bën më festa, ku duhet të presë që dikush ta marrë me vete.

Sipas faqes së internetit të agjencisë së eskorta të Salome në Berlin, një fundjavë u kushton klientëve 5 000 £, ndërsa një takim “kokë më kokë” për vetëm 2 orë fillon nga rreth 850 £.

Prostitucioni është i ligjshëm në Zvicër dhe punonjësit e seksit duhet të paguajnë taksa, të regjistrohen në autoritetet lokale dhe t'u nënshtrohen kontrolleve të rregullta shëndetësore. Dhe biznesi po lulëzon. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI