Flash

Detaje/ SPAK kërkon dënimin e ish-shoferit të Ardi Veliut

Lapsi.al 23 January 2025
Detaje/ SPAK kërkon dënimin e ish-shoferit të Ardi Veliut

Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u zhvillua këtë të mërkurë seanca gjyqësore ndaj ish-shoferit të Ardi Veliut, Sokol Idrizajt dhe familjes së tij.

SPAK, kërkoi dënimin e ish-shoferit të drejtorit të Policisë Ardi Veliu, bashkë me familjen e tij, gruan dhe dy vajzat, pasi e gjithë familja është vënë nën akuzë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Gjatë dëshmisë së tij në gjyq, Idrizaj hodhi poshtë akuzat dhe theksoi se mediat kishin abuzuar me rastin, duke shpifur dhe baltosur emrin e tij dhe të familjes. Gjatë diskutimeve në sallën e gjyqit ai është shprehur se sipas tij rrobat e sjella nga vajza e tij janë konfirmuar nga vetë shteti francez që nuk janë të vjedhura.

Sakaq bashkëshortja e Idrizajt, Elda Idrizaj është shprehur se janë një familje e rregullt, dhe nuk kanë lidhje me grupet e strukturuara kriminale. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe dy vajzat e familjes, Egi dhe Bora Idrizaj, madje kjo e fundit ka deklaruar se nga kjo ngjarje ka mbetur pa punë.

Diskutimet:

Sokol Idrizaj: Edhe ne komunizëm nuk futej ne burg një familje e tërë, mediat kane abuzuar me rastin tim, me kane baltosur mua dhe familjen. Rrobat e sjell ura nga Franca nga vajza ime është konfirmuar nga vete shteti francez qe nuk janë te vjedhura. Edhe ne kohe te Enverit prokurori nuk dilte dot mbi gjyqtarin, un jetoj ne shtëpi me çatinë me llamarina ndërkohë qe akuzohemi për fshehje te ardhurash ne vlerën e miliona lekeve.

Avokati i tij Ardian Visha tha se prokuroria ne mënyre te paprecedente dhe me zell ka ngritur akuzën për grup te strukturuar kriminal tek 4 anëtaret e një familjeje, burrë-grua dhe 2 vajzat.

Sipas tij Sokol Idrizaj ka 35 vite karriere ne polici dhe eshët i pajisur me certifikate sigurie. Kjo çështje është pompuar edhe mediatikisht vetëm se ai ka shërbyer si shofer i Ardi Veliut.

Gruaja e Sokolit, Elda Idrizaj: U bëra gjyshe ne burg, ne jemi familje e rregullt, vajza sillte rroba per ti shitur online me qellim per disa te ardhura me shume, na është shkaterruar jeta nga kjo histori, ç’lidhje kemi ne me grup te strukturuar kriminal.

Egi Idrizaj: Ta dija qe për një faqe online shitje do përfundoja këtu nuk do merresha, un kam djalin 1 vjeç prokuroria kërkon 10 vite burg.

Bora Idrizaj: Nga kjo histori kam ngelur pa pune, na është shkaktuar traume, jam vetëm 22 vjeç.

Pas diskutimit mes palëve Gjykata e Posaçme vendosi të shpallë vendimin më 31 janar për Sokol Idrizajn dhe familjes së tij.

Të këshilluara

AFP: Rama "tërhiqet" nga mbyllja e TikTok

Agjencia Franceze e Lajmeve AFP, thekson se Rama mund të heqë dorë nga qëndrimin e tij, duke mos e mbyllur TikTok-un, pas takimit me një zyrtare të kësaj platfo...

13:01

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI