Flash

Dënohet me 17 vite burg Erjon Llapushi, vrau kamarierin në Elbasan

Lapsi.al 23 January 2025
Dënohet me 17 vite burg Erjon Llapushi, vrau kamarierin në Elbasan

Gjykata e Elbasanit dënoi sot me 17 vite burg Erjon Llapushin, për vrasje me dashje të kamarierit Gazment Kurmaku, ngjarje që ka ndodhur më 2 Tetor 2021 në një lokal në Labinot-Fushë të Elbasanit.

Sipas hetimeve, konflikti mes Llapushit dhe viktimës nisi për shkak të një tavoline të rezervuar, duke çuar në sulmin fatal ndaj Kurmakut.

Kryekamarieri 57-vjeçar ndërroi jetë në spital 5 ditë pasi u godit me sende të forta nga Erjon Llapushi.

Pavarësisht dënimit të fundit, Erjon Llapushi vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet.

Më 17 Janar 2025, forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një operacion në Pogradec, ku rrethuan banesën e tij dhe kryen kontrolle të imtësishme, por nuk arritën ta arrestonin.

Ai njihet si një person me precedent të mëparshëm penal.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI