Pse Ancelotti u paraqit i zemëruar në konferencën për shtyp
“Të më duhet të pres një orë pas përfundimit të ndeshjes për të dhënë konferencën për shtyp është një mungesë respekti ndaj meje dhe ndaj jush,” tha trajneri 65-vjeçar, i cili ishte qartazi i irrituar për vonesën para daljes së tij para gazetarëve. Pasi kaloi këtë moment tensioni, Ancelotti përsëriti se po insiston më shumë në përmirësimin e qëndrimit mbrojtës të skuadrës, duke qenë se shënimi i golave nuk është problem me lojtarët që ai ka në dispozicion: “Në sulmin tonë ka shumë kreativitet, por çelësi i suksesit është mbrojtja. Nuk do të kemi kurrë probleme për të shënuar gola, prandaj është më mirë të fokusohemi te puna mbrojtëse, sepse aty mund të përmirësohemi”.Çdo rast është një mundësi për të bindur edhe yjet e tij të japin një kontribut në mbrojtje. Ancelotti e di se sukseset e Realit kalojnë përmes këtij aspekti: “Rodrygo i paprekshëm? Sigurisht që është, sepse si të tjerët, ai shënon në çdo ndeshje. Po argëtohemi dhe do të argëtohemi edhe më shumë kur skuadra të mbrohet më mirë. Roli i Mbappés në fazën mbrojtëse nuk është si ai i Rüdigerit, secili duhet të bëjë thjesht detyrën e tij për të përmirësuar mbrojtjen. Duhet të jemi sa më kompaktë, pa marrë parasysh mënyrën si mbrohemi. Është çështje përqendrimi, sakrifice dhe angazhimi. Skuadrat që mbrohen mirë fitojnë.” Ancelotti nuk ngurron të jetë i sinqertë kur e pyesin për eliminimin e mundshëm të Manchester City nga Champions para fazës së eliminimit direkt, që do të ishte një tronditje e madhe: “Po, do të ishte mirë që City të eliminohej, sepse është një nga skuadrat pretendente për të fituar sërish Champions League”.?️ Carlo Ancelotti: "Hoy estoy enfadado, el partido ha terminado hace una hora, y he tenido que esperar una hora para la rueda de prensa, es una falta de respeto hacia mí y hacia vosotros." MI ENTRENADOR ?????? pic.twitter.com/KoV2QP3iUh
— REAL MADRID FANS ? (@AdriRM33) January 22, 2025