Flash

Ukraina/ Trump zbulon mekanizmat e presionit për të ulur Putinin në negociata

Lapsi.al 22 January 2025
Ukraina/ Trump zbulon mekanizmat e presionit për të ulur Putinin

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai ka të ngjarë të vendosë sanksione ndaj Rusisë, nëse presidenti i saj Vladimir Putin, refuzon të negociojë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti Trump nuk dha hollësi mbi sanksionet e mundshme shtesë. Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë sanksionuar rëndë Rusinë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Ai tha të martën se administrata e tij po shihte gjithashtu çështjen e dërgimit të armëve në Ukrainë, duke shtuar pikëpamjen e tij se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për të mbështetur Ukrainën.

“Ne po flasim me (Presidentin ukrainas Volodymyr) Zelensky, do të flasim shumë shpejt me Presidentin Putin”, tha Trump.

Ai tha se i kishte bërë trysni Presidentit kinez Xi Jinping në një bisedë telefonike, të ndërhyjë për ta ndaluar luftën në Ukrainë.

“Ai nuk ka bërë shumë për këtë. Ai ka shumë … pushtet, sikurse ne kemi shumë pushtet. Unë i thashë, “duhet ta rregullojmë këtë. Ne e diskutuam këtë çështje”, shtoi Presidenti Trump.

Menjëherë pas inaugurimit të tij, Presidenti Trump tha se duke mos negociuar një përfundim të luftës së saj me Ukrainën, Presidenti rus Vladimir Putin po “shkatërron Rusinë”. /voa

Të këshilluara

Trump rikthen dënimin me vdekje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nënshkroi një Urdhër Ekzekutiv të ri që synon të rikthejë dhe forcojë dënimin me vdekje për krime të rënda, duk...

18:40

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI