Flash

Trump paralajmëron Putin për luftën në Ukrainë

Lapsi.al 22 January 2025
Trump paralajmëron Putin për luftën në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se do ta godasë Rusinë me sanksione shtesë, nëse presidenti Vladimir Putin nuk i pranon bisedimet për paqe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, përderisa i ka bërë thirrje udhëheqësit kinez, Xi Jinping, gjatë një bisede telefonike, për të ndihmuar në ndaljen e konfliktit. “Duket se po”, u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, më 21 janar, kur është pyetur nëse Uashingtoni do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë, nëse Putin nuk i bashkohet tavolinës së negociatave.

Trump nuk ka ofruar hollësi për masat e reja të mundshme, të cilat do t’i shtoheshin një varg sanksionesh që tashmë shënjojnë Rusinë për pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës më 2022. Presidenti amerikan ka ritheksuar synimin e tij për të biseduar me Putinin në planin afatshkurtër, por pa përmendur një periudhë.

“Ne po bisedojmë me [udhëheqësin ukrainas, Volodymyr] Zelensky. Do të flasim me presidentin Putin shumë shpejt. Do ta shikojmë”.

Trump ka thënë më 20 janar se Zelensky i kishte thënë atij se dëshironte një marrëveshje për paqe për t’i dhënë fund luftës. Duke iu referuar aleatit të ngushtë të Putinit, udhëheqësit kinez Xi, Trump ka thënë se e ka nxitur atë që të kontribuojë që t’i jepet fund luftës brutale.

“Ai nuk ka bërë shumë në këtë drejtim. Ai ka shumë... fuqi, sikurse ne që kemi shumë fuqi. I thashë: ‘Duhet ta zgjidhësh’. Ne diskutuam për të”, ka deklaruar Trump.

Presidenti amerikan ka thënë, po ashtu, se ekipi i tij po shikon mundësitë për dërgimin e armëve shtesë për Ukrainën. Gjatë fushatës së tij për president, Trump ka folur ashpër kundër nivelit të ndihmave të mundësuara nga administrata e presidentit Joe Biden. Megjithatë, Trump ka thënë, herë pas here, se është i hapur ndaj idesë së një programi kreditor, sipas të cilit Ukraina do të paguante SHBA-në për dërgesat e armëve.

Në deklaratat e tij të fundit, ai ka përsëritur edhe qëndrimin e tij se aleatët e tjerë duhet të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen e Ukrainës, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të “barazojë” ndihmat me ato të ofruara nga SHBA-ja. Komentet e Trumpit u bënë në ditën e dytë të mandatit të tij të ri në Shtëpinë e Bardhë, dhe përfaqësojnë ditën e dytë rresht në të cilën ai është dukur t’i bëjë trysni Putinit – të cilin ai shpesh e ka lavdëruarr – për të ecur përpara drejt negociatave për paqe.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ishte zotuar se do t’i jepte fund luftës brenda 24 orëve pas marrjes së pushtetit. Ai është tërhequr nga këto deklarata javëve të fundit, por është zotuar se do t’i japë shpejt fund luftës. Shumë analistë kanë thënë se do të jetë e vështirë që lufta në Ukrainë të përfundojë në të ardhmen e afërt, sepse Putin beson se është duke fituar dhe nuk është i interesuar t’i ndërpresë luftimet, pavarësisht humbjeve të mëdha që po pëson Rusia. Një natë më parë, presidenti amerikan ka thënë se Putin “po e shkatërron” Rusinë duke refuzuar arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Këshilltari për politikë të jashtme i Rusisë, Yury Ushakov, u ka thënë gazetarëve se Moska “po i merr parasysh” komentet e Trumpit, por nuk ka pranuar të japë hollësi, teksa ka shtuar se Kremlini po pret “propozime konkrete që do të përbënin bazë për kontakte”. Sanksionet e vëna tashmë nga Shtetet e Bashkuara dhe nga BE-ja e kanë sakatuar ekonominë ruse. Rusia, po ashtu, ka djegur qindra miliarda dollarë për luftën, ka humbur rreth 700.000 ushtarë dhe i ka frikësuar fqinjët e saj, përderisa ka sakrifikuar tregun fitimprurës evropian të gazit dhe qasjen në tregjet financiare perëndimore, teksa rublës i ka rënë vlera./ REL

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 22 janar 2025

Këtë të mërkurë, 22 janar 2025, euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet 98.6 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.3 lekë dhe shitet me 95.5 lekë. Pa...

09:00

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI