Flash

Trump: Jam i hapur që Musk të blejë edhe TikTok-un

Lapsi.al 22 January 2025
Trump: Jam i hapur që Musk të blejë edhe TikTok-un

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, tha se ishte i hapur ndaj idesë që miliarderi i teknologjisë Elon Musk të blejë TikTok-un.

“Unë do të isha i hapur, nëse ai (Musk) do të donte të blinte”, u tha Trump gazetarëve në dhomën Roosevelt në Shtëpinë e Bardhë në ditën e parë të plotë të mandatit të tij të dytë, kur u pyet nëse ai është i hapur që Musk të blejë aplikacionin.

Lexo më tej: Shifrat e çmendura/ Sa mund t’i kushtojë Elon Musk blerja e TikTok 

Trump tha se u takua me pronarët e TikTok-ut.

“Ajo që po mendoj t’i them dikujt është ta blej atë (TikTok-un) dhe t’ia japë gjysmën Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjysmën, dhe ne do t’ju japim leje. Dhe ata do të kenë një partner të madh, Shtetet e Bashkuara” tha ai.

“Pra, ajo që po them është, SHBA të jep lejen dhe SHBA duhet të marrë gjysmën. Tingëllon e arsyeshme”, shtoi ai.

Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të hënën në një përpjekje për të shtyrë ndalimin e aplikacionit për 75 ditë.

Në urdhrin e nënshkruar nga Trump citohet një rezolutë që mbron sigurinë kombëtare, duke u përpjekur për të shpëtuar një platformë të përdorur nga 170 milionë amerikanë.

“Unë mendoj se SHBA duhet të ketë të drejtë të marrë gjysmën e TikTok-ut”, u tha ai gazetarëve teksa nënshkroi urdhra ekzekutivë pasi u kthye në Zyrën Ovale. Ai tha se TikTok mund të vlejë një trilion dollarë.

“Në thelb me TikTok-un, unë kam të drejtë ta shes ose ta mbyll, dhe ne do të vendosim dhe ndoshta do të na duhet të marrim një miratim edhe nga Kina”, tha ai.

Trump tha gjithashtu se administrata e tij do të punojë për “një sipërmarrje të përbashkët” midis SHBA-së dhe kompanive të tjera të cila nuk i zbuloi.

“Unë mendoj se ju keni shumë njerëz që do të ishin të interesuar për TikTok-un, me Shtetet e Bashkuara si partner”, shtoi ai.

Të premten, Gjykata e Lartë e SHBA-së miratoi një ligj që do të ndalonte TikTok-un nëse kompania e saj mëmë me bazë në Kinë, ByteDance, nuk pranon investime tjera për aplikacionin.

Pasi ishte jofunksional më herët të dielën, TikTok njoftoi se ishte në proces të rivendosjes së shërbimeve për përdoruesit e tij amerikanë pas garancive nga Trump.

Të këshilluara

Rama firmos një marrëveshje me Zelenskyn

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos, Zvicër, bashkë me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky. Dy zyrtarët, teksa ishin pjesë e Forumit të Ekonomisë B...

20:18

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI