Flash

Shefi i Shtabit të Izraelit: Në Gaza kemi vrarë 20 000 militantë të Hamasit

Lapsi.al 22 January 2025
Shefi i Shtabit të Izraelit: Në Gaza kemi vrarë 20 000

Shefi i Shtabit të Izraelit në largim, Gjeneral Herzi Halevi tha se forcat izraelite kishin vrarë 20 000 militantë të Hamasit gjatë luftës 15-mujore në Gaza.

“Krahu ushtarak i Hamasit është goditur rëndë”, tha Halevi në një fjalim televiziv disa orë pasi njoftoi dorëheqjen e tij, duke thënë se Izraeli kishte vrarë liderët kryesorë të grupit dhe “gati 20 000 operativë të Hamasit”.

Të paktën 46 960 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, thanë sot autoritetet lokale.

“Rreth 30.000 gra dhe fëmijë janë në mesin e viktimave”, tha në një deklaratë zyra mediale e qeverisë së Gazës.

Zyra tha se mbi 14.200 njerëz janë zhdukur që nga fillimi i luftës izraelite në tetor 2023.

“Pushtuesi (izraelit) ka zhdukur 2.092 familje të tëra palestineze nga regjistri civil, duke vrarë 5.967 njerëz”, tha ajo, duke cituar shifra të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas zyrës mediale, 17.861 fëmijë janë vrarë, përfshirë 214 foshnja të porsalindura, ndërsa 808 fëmijë të tjerë nën një vit kanë humbur po ashtu jetën në sulmet izraelite.

“Të paktën 12.316 gra janë vrarë gjithashtu, përveç 1 155 mjekëve, 94 pjesëtarëve të mbrojtjes civile dhe 205 gazetarëve”, shtoi ajo.

Zyra mediale njoftoi se 44 palestinezë kanë vdekur nga uria për shkak të mungesës së madhe të ushqimit dhe tetë kanë ngrirë deri në vdekje, duke përfshirë shtatë fëmijë.

Ushtria izraelite ka hedhur rreth 100.000 ton eksploziv në Rripin e Gazës, duke çuar në shkatërrim masiv në gjithë enklavën palestineze, theksoi ajo.

Të këshilluara

Trump rikthen dënimin me vdekje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nënshkroi një Urdhër Ekzekutiv të ri që synon të rikthejë dhe forcojë dënimin me vdekje për krime të rënda, duk...

18:40

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI