Flash

Ngrihet edhe një aktakuzë për sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

Lapsi.al 22 January 2025
Ngrihet edhe një aktakuzë për sulmet ndaj pjesëtarëve

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për sulmet ndaj pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, në majin e vitit 2023.

Sipas njoftimit, M.D, dyshohet se më 29 maj të vitit 2023, në bashkëveprim dhe koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serbë nga Kosova, përmes përdorimit të dhunës, armëve dhe mjeteve të forta, kishte sulmuar dhe kanosur pjesëtarët e KFOR-it, të Policisë së Kosovës “duke u shkaktuar lëndime trupore dhe dëme materiale”.

Prokuroria tha se ka analizuar të dhënat se M.D, kishte marrë pjesë në dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it afër objektit të komunës së Zveçanit.

“Prokurori nga Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor, duke e dënuar sipas ligjit, si dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti penal”, u tha në njoftim.

Dhuna në Zveçan shpërtheu kur serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale të majit 2023 që ishin bojkotuar nga ta.

Kosova ka fajësuar Serbinë për ngjarjet e fillimvitit 2023 në Zveçan, duke thënë se ato ishin kryer nga “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Por, Serbia e ka mohuar një akuzë të tillë, duke akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se synonte të shtynte serbët “drejt një konflikti me NATO-n”.

Dhjetëra persona janë arrestuar deri më tani për vepra të ngjashme penale në lidhje me sulmin e 29 majit 2023 në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, por shumica e tyre janë liruar për t’u mbrojtur në liri.

Gjatë përleshjeve u lënduan 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej të cilëve kishin lëndime të rënda.

Për shkak të dhunës në veri majin e vitit të kaluar, por edhe sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit të kaluar, KFOR-i rriti praninë ushtarak në Kosovë.

KFOR-i është përgjegjësi i tretë për sigurinë e Kosovës, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX./REL

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Lushnje

Një zjarr ka renë në një banesë në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Mësohet se zjarri ka përfshirë një dhomë të banesës, dhe shkak dyshohet një avari në lin...

19:10

Asllan Dogjani futet në GJKKO: Pres drejtësi

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, është paraqitur në GJKKO, për të marrë pjesë në seancën paraprake, ku do vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ...

14:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI