Flash

Në qendër të fushës, nën shi: Lage bëri shembull lojtarët pas humbjes nga Barça

Lapsi.al 22 January 2025
Në qendër të fushës, nën shi: Lage bëri shembull
Bruno Lage mblodhi të gjithë lojtarët e Benfica në mes të fushës. I shikoi drejt e në sy dhe u shprehu gjithë zemërimin dhe zhgënjimin e tij për fitoren e hedhur poshtë, por mbi të gjitha për mundësinë e humbur për të mbajtur gjallë shpresën për një kualifikim direkt në fazën e 1/8-ave. Një objektiv që dukej i arritshëm, por u shua në ato 20 minuta katastrofike, me rrezikun madje (nëse kombinimet e rezultateve nuk do të ishin të favorshme) të eliminimit nga Champions League. Tani “Shqiponjat” ndodhen në vendin e 18-të me 10 pikë, një kuotë që mund të mos mjaftojë për t’u kualifikuar në fazën “play-off” duke parë rivalët direktë. Ndeshja e Champions League kundër Barcelonës përfundoi në mënyrën më të hidhur dhe la një ndjesi zhgënjimi të papërballueshëm. Portugezët po fitonin 4-2, por pësuan një përmbysje tronditëse, duke humbur 4-5 në kohën shtesë pas një kundërsulmi fatal. Ishte një goditje e rëndë. Shiu binte pandërprerë. Në “Da Luz”, që deri atëherë ishte një vullkan emocionesh, dëgjoheshin vetëm këngët e tifozëve të Barcelonës. Në fushë, zëri i trajnerit nga Setúbali ishte dominues, i cili nuk mund ta kapërdinte atë që ndodhi. Ai i kishte mbledhur lojtarët para tij, shumë prej tyre me kokën ulur nga pesha e një humbjeje historike. Lage u bërtiste, i shikonte një nga një, i qortonte dhe përpiqej t’i zgjonte, sepse disfata të tilla mund të kenë pasoja të rënda për moralin dhe vetëbesimin.

Fjalët e teknikut Lage

Lage nuk pranonte as lot as fytyra të dëshpëruara. Ai donte që ekipi të reagonte menjëherë, të ngrinte kokën dhe të tregonte forcë karakteri. “Duhet të dalim më të fortë nga kjo ndeshje,” insistonte ai. “Nuk ka zgjedhje tjetër”. Për arbitrin? Lage ishte i zemëruar edhe për këtë, por nuk pranonte justifikime. “Po, është e vërtetë që aksioni i fundit ishte i dyshimtë, por ne nuk mund të lejojmë një lojtar të Barcelonës të kalojë i lirë në mesfushë dhe të shënojë. Duhet të mësojmë nga ky rezultat dhe nga ai minutë i fundit.” Kundërsulmi i Raphinha ishte fatal, dhe goli i 4-5 ishte një ndëshkim i tepërt. Por ky është realiteti i ashpër i futbollit. “Jemi të zhgënjyer dhe të frustruar. Edhe një barazim do të ishte i dhimbshëm… prandaj humbja është edhe më e rëndë. Por nuk ka kohë për keqardhje. Duhet të shohim njëri-tjetrin në dhomat e zhveshjes dhe të kuptojmë se ndeshjet, sidomos ato në Champions, zgjasin deri në minutën e fundit.”

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI