Flash

Importet e zarzavateve e kafshëve u rritën me mbi 30% më 2024

Lapsi.al 22 January 2025
Importet e zarzavateve e kafshëve u rritën me mbi 30% më 2024

Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit është duke nxitur rritjen e shpejtë te importeve, sidomos në disa grupe ushqimesh ku sasitë u rriten me mbi 30 për qind në vitin 2024. Ri-zgjimi i kanaleve të importit po e bën edhe më të vështire konkurrencën e prodhimit vendas dhe po ul vlerën e mbetur në vend nga prurjet e turizmit.

Sipas të dhënave ë zyrtare nga INSTAT në vitin 2024 importet e kafshëve të gjalla shënuan rritje me 35.5 për qind, në sasi. Rreth 32 mijë tonë kafshë të gjalla u importuan nga rajoni dhe më gjerë nga 22 mijë tonë në vitin 2023. Rritja e importeve të kafshëve po vjen për dy arsye kryesore. E para, si rrjedhojë e rënies së numrit të bagëtive, nga plakja e popullsisë dhe pakësimi i popullsisë në fshat. Numri i bagëtive në vendin tonë është përgjysmuar në dekadën e fundit.

Së dyti konsumi i mishit ka pësuar rritjen prej zhvillimit të turizmit. Kuzhina shqiptare ka në themel të saj mishin dhe bulmetin. Në njërën anë numri i vizitoreve dhe njësive të agro-turizmit po rritet dhe nga ana tjetër numri i bagëtive në vend po pëson rënie duke bërë që hendeku të plotësohet në import. Përveç kafshëve edhe importet e në sasi zarzavateve pësuan rritje me 29 për qind vitin e kaluar. Gjatë 2024 u importuan 61 mijë tonë zarzavate nga 47 mijë tonë më 2023.

Pavarësisht se prodhimi në sera po rritet vit pas viti, ai është destinuar për eksport, teksa falimenti i ngastrave të vogla i ka kthyer në konsumatorë fermerët e vegjël edhe në fshatra. Gjithashtu sektori i turizmit ka rritur kërkesën për zarzavate duke nxitur rritjen e importeve. Në total importet e ushqimeve në sasi janë rritur me 15 për qind vitin e kaluar. Rritja me shpejtësi e vizitorëve të huaj në vendin tonë është një mundësi e artë për të nxitur më tej ekonominë dhe mirëqenien në vend.

Përvojat e vendeve të tjera mesdhetare na tregojnë se, nga turistët nuk përfitojnë vetëm hotelet dhe restorantet, por të shumë sektorë të tjerë që lidhen me prodhimin dhe sidomos bujqësia dhe i gjithë zinxhiri i furnizimit që i nevojitet turizmit. Kjo lidhje e bën turizmin gjithëpërfshirës dhe zgjeron përfitimet tek më shumë njerëz. Apo ecën në këtë trajektore Shqipëria.

Të dhënat tregojnë një prirje të kundërt. Teksa numri i turistëve është duke u rritur në rekorde, sektori i prodhimit, bujqësia, industria dhe eksportet në përgjithësi po bien me shpejtësi. Bujqësia, sektori kryesor i ekonomisë shqiptare që kontribuon me shumë se 18% të PBB -së shënoi rënie me 2.5% në tremujorin e tretë 2024. Kjo ishte rënia më e fortë që nga tremujori i katërt i vitit 2022 kur prodhimi u dëmtua nga ngrica.

Mungesa e lidhjes së turizmit me sektorët e tjerë po bën që një pjesë e madhe e fitimeve që vijnë turizmi të dalin jashtë për importin e mallrave që na duhen për turistët. Gjatë vitit artikujt lidheshin me furnizimet e hoteleve pësuan rritje në sasi deri në 50%, duke ndikuar negativisht deficitin tregtar./ Monitor

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 22 janar 2025

Këtë të mërkurë, 22 janar 2025, euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet 98.6 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.3 lekë dhe shitet me 95.5 lekë. Pa...

09:00

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI