Flash

Dënimi i Princ Lekës për "dhunë në familje", PL: Ai është figurë e kulluar!

Lapsi.al 22 January 2025
Dënimi i Princ Lekës për "dhunë në familje",

Partia Lëvizja e Legalitetit ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, ku Princi Leka u dënua me 16 muaj shërbim prove për shkak të sherrit në familjen mbretërore që solli në divorcin e Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.

Sipas kësaj force politike ky vendim është i padrejtë dhe i ndikuar nga motivet politike, pasi gjyqtarja që dha vendimin, Migena Laska është vajza e Fatmira Laskës, gjyqtarja që gjatë regjimit komunist dënoi me vdekje poetin Havzi Nela

PLL theksoi se çështja e Princit Leka është çështje private familjare, e cila është trajtuar në mënyrë të paarsyeshme dhe disproporcionale, duke lënë të kuptohet se qëllimi ka qenë më shumë dëmtimi i imazhit të tij sesa zgjidhja e drejtë e çështjes.

“Princi Leka është një figurë e kulluar, shume e respektuar, e njohur për përkushtimin e tij ndaj vlerave të paqes dhe shërbimit publik si dhe te mbajtjes larte te vlerave kombetare. Akuzat ndaj tij burojnë nga një çështje private familjare, e cila është trajtuar në mënyrë të paarsyeshme dhe disproporcionale, duke lënë të kuptohet se qëllimi ka qenë më shumë dëmtimi i imazhit të tij sesa zgjidhja e drejtë e çështjes”, thuhet nder të tjera.

Deklaratë nga Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) lidhur me Vendimin ndaj Princ Lekës

Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës së Shkallës së Parë, ku gjyqtarja Migena Laska dënoi Princ Lekën me 16 muaj shërbim prove. Ne e konsiderojmë këtë vendim të padrejtë dhe të ndikuar nga motive politike, duke vënë në dyshim integritetin e procesit gjyqësor.

Është për t’u theksuar se gjyqtarja Migena Laska është vajza e Fatmira Laskës, gjyqtarja që gjatë regjimit komunist dënoi me vdekje poetin Havzi Nela. Kjo lidhje ngre pyetje të rëndësishme mbi traditën e ndikimeve politike dhe mungesën e paanshmërisë që vijon të karakterizojë disa segmente të sistemit tonë të drejtësisë.

Princi Leka është një figurë e kulluar, shume e respektuar, e njohur për përkushtimin e tij ndaj vlerave të paqes dhe shërbimit publik si dhe te mbajtjes larte te vlerave kombetare. Akuzat ndaj tij burojnë nga një çështje private familjare, e cila është trajtuar në mënyrë të paarsyeshme dhe disproporcionale, duke lënë të kuptohet se qëllimi ka qenë më shumë dëmtimi i imazhit të tij sesa zgjidhja e drejtë e çështjes. Ne ngreme shqetesimin se ne kete rast kemi fillimin e nje fushate per te cuar deri ne fund direktivat dhe projektin politik te bandes kriminale komuniste e cila ka marre peng Shqiperine qe me daten 28 Nentor 1944, per asgjesimin te Familjes Mbreterore Shqiptare. Vlen ti kujtojme opinionit te gjere se Princi Leka II, eshte denuar me vdekje nga regjimi gjakatar, kriminal komunist qe ne lindjen e Tij. Pjese e kesaj farse eshte edhe prokurori i rastit qe gjithashtu ka lidhje te forta me regjimin komunist duke qene nje nga pasardhesit e Gogo Nushit, pjese e asaj strukture komuniste qe vazhdon te terrorizoje Shqiperine qe nga viti 1941.

Pra thene me qarte, ne jemi të shqetësuar për shenjat e qarta të ndikimeve politike, akoma të tipit sigurim shteti dhe krimi komunist, dhe prapavijave të tjera që duket se kanë ndikuar këtë vendim. Kjo situatë, përveçse dëmton reputacionin e Princ Lekës, forcon perceptimin negativ që qytetarët kanë ndaj një sistemi gjyqësor që shpesh shihet si i ndikuar dhe i padrejtë.

PLL i bën thirrje Gjykatës së Apelit që ta trajtojë këtë rast me paanësi dhe profesionalizëm, duke e rishikuar vendimin mbi bazën e fakteve dhe drejtësisë. Besimi i publikut tek sistemi i drejtësisë nuk mund të rikthehet për sa kohë që vendimet e marra nuk reflektojnë parimet e ligjit dhe integritetin.

Ne qëndrojmë plotësisht në mbështetje të Princ Lekës, të bindur në pafajësinë e tij dhe në vlerat që ai përfaqëson. Po ashtu, këtë rast e shohim si një moment për të kërkuar me forcë reforma të thella dhe të mirëfillta në sistemin e drejtësisë, me qëllim eliminimin e çdo ndikimi politik apo të interesave të ngushta.

Të këshilluara

Asllan Dogjani futet në GJKKO: Pres drejtësi

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, është paraqitur në GJKKO, për të marrë pjesë në seancën paraprake, ku do vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ...

14:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI