Flash

Goditi me grushte punonjësin e doganës në Kukës, arrestohet 58-vjeçari

Lapsi.al 22 January 2025
Goditi me grushte punonjësin e doganës në Kukës, arrestohet

Policia ka vënë në pranga një 58-vjeçar pasi në doganën e Morinës, ka goditur me grushte punonjësin e doganës, për të shmangur kontrollet në automjetin e tij.

Në automjetin e 58-vjeçarit të identifikuar si Azem Kovaçi, policia bën me dije se u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.

"Goditi me grushte punonjësin e doganës, për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 58- vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

Në doganën e Morinës, në hyrje, ky shtetas, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin A. S., me detyrë doganier. Në automjetin e shtetasit A. K. u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 22 janar 2025

Këtë të mërkurë, 22 janar 2025, euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet 98.6 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.3 lekë dhe shitet me 95.5 lekë. Pa...

09:00

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI