Flash

Aksident tragjik në Kanada, humb jetën 25-vjeçarja shqiptare

Lapsi.al 22 January 2025
Aksident tragjik në Kanada, humb jetën 25-vjeçarja shqiptare

Një 25-vjeçare humbi jetën tragjikisht në një aksident të rëndë automobilistik në Toronto të Kanadasë.

Aksidenti ndodhi më 20 janar kur makina me të cilën Agnesa Shukulli udhëtonte përfundoi në liqenin e Ontarios, pranë Lakeshore Boulevard East.

Vajza fillimisht u shpëtua nga forcat zjarrfikëse e u dërguan në spital, por nuk mundi t'i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Në nëntor të 2021, Agnesa erdhi në Kanada për t’iu bashkuar motrës së saj, Anxhela. Një vajzë e re me ëndrra të mëdha për të ndërtuar një jetë më të mirë, për të ndihmuar prindërit e saj në Shqipëri dhe për të krijuar një të ardhme plot shpresë që fatkeqësisht nuk përfundoi e tillë.

Familja e saj tani po përballet me dhimbjen e paimagjinueshme të humbjes së një prej njerëzve të tyre më të shtrenjtë. Përveç kësaj, ata po përballen me sfidën financiare të kthimit të trupit të vajzës së tyre në Shqipëri, në mënyrë që të prehet në paqe në atdheun e saj. Familjarët kanë hapur një go fund për të mbledhur të ardhura për kthimin e trupit në Shqipëri.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 22 janar 2025

Këtë të mërkurë, 22 janar 2025, euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet 98.6 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.3 lekë dhe shitet me 95.5 lekë. Pa...

09:00

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI