Flash

Turqi/ Zjarri përfshin një hotel në një vendpushim skish në provincën Bolu

Lapsi.al 21 January 2025
Turqi/ Zjarri përfshin një hotel në një vendpushim skish

Një zjarr ka përfshirë një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya, në provincën Bolu të Turqisë veriperëndimore, duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe 32 të plagosur.

Sot në orën 03:27 ka rënë zjarr në një hotel në vendpushimin e skive në Kartalkaya për fat të keq numri i të vdekurve ka arritur në dhjetë dhe numri i të lënduarve në 32”, njoftoi ministri përmes X.

Zjarri shpërtheu në katin e katërt të hotelit 11-katësh dhe zjarrfikësit po punojnë ende për ta shuar atë, tha për transmetuesin shtetëror TRT guvernatori i Bolu-s, Abdulaziz Aydin.

Ai tha se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe autoritetet janë duke kryer hetimet. Ai shtoi se zjarri ka rënë në dyshemenë e restorantit dhe ndërsa në hotel ndodheshin 234 mysafirë. Pamjet e transmetuara nga mediat lokale, përfshirë TRT, tregojnë flakët që kanë përfshirë çatinë dhe katet e sipërme të hotelit.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI