Flash

Trump rikthen dënimin me vdekje

Lapsi.al 21 January 2025
Trump rikthen dënimin me vdekje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nënshkroi një Urdhër Ekzekutiv të ri që synon të rikthejë dhe forcojë dënimin me vdekje për krime të rënda, duke kritikuar ashpër administratën e mëparshme për zbutjen e dënimeve të kriminelëve të dënuar për akte të dhunshme ekstreme.

Trump urdhëroi Prokurorin e Përgjithshëm të zbatonte dënimin me vdekje pavarësisht faktorëve të tjerë, po ashtu të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme dhe të ligjshme për të siguruar që shtetet të kenë mjaftueshëm barna për injeksion vdekjeprurës.

Presidenti akuzoi hapur ish-Presidentin Biden për zbutjen e dënimeve të 37 kriminelëve të dënuar me vdekje, duke theksuar se ky vendim ishte një "tallje me drejtësinë.”

Ky zhvillim pritet të sjellë një valë të re diskutimesh për etikën, drejtësinë dhe efektivitetin e dënimit kapital në Shtetet e Bashkuara.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI