Flash

Shitje dhe prodhim i lëndëve narkotike, prokuroria Fier dërgon për gjykim 10 persona

Lapsi.al 21 January 2025
Shitje dhe prodhim i lëndëve narkotike, prokuroria Fier dërgon

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 10 persona të akuzuar për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike.

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në përfundim të hetimeve paraprake dërgon në gjyq çështjen penale nr.1300, të vitit 2023, me 10 të pandehur, shtetasit A.B., D.D, E.K., G.Ç., G.C., K.B., K.Ç, N.Ll., K.Q. dhe Xh.R., të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 283, paragrafi 2, i Kodit Penal.

Kjo çështje penale nisi mbi bazën e referimit të kryer nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, se disa shtetas ishin të përfshirë në shitjen, blerjen e shpërndarjen e lëndëve narkotike në territorin e Bashkisë Fier.

Në kuadër të hetimeve proaktive kryer në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si përgjime, regjistrime në vende publike, etj, si dhe veprimeve të tjera hetimore, si kontrolle të banesave/vendeve, sekuestrime, këqyrje, ekspertime, marrje të deklarimeve të personave që kanë dijeni apo të pandehurve, etj, u arrit të provohej se të gjithë të pandehurit kanë shitur më shumë se një herë lëndë narkotike të llojeve kokainë, heroinë dhe cannabis sativa.

Në vijim të hetimeve proaktive u kërkua në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier caktimi i masave të sigurimit “arrest në burg” ndaj të 10 personave të përfshirë, ndërsa në lidhje me faktet apo personat e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, është kryer ndarja e çështjes penale për të vijuar hetimet.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale lidhur me lëndët narkotike.

 

Të këshilluara

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë

Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish që qarkun e Korçës, mëngjesin e kësaj të marte. Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton se akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-...

10:19

Kursi i këmbimit valutor, 21 janar 2025

Këtë të martë, 21 janar 2025, euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet 98.6 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.4 lekë dhe shitet me 95.6 lekë. Paundi b...

08:59

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI