Flash

Parashikimi/ Mot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira

Lapsi.al 21 January 2025
Parashikimi/ Mot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira

Në orët e para të mëngjesit Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Pas mesditës pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu. Herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi.

Në zonat e thella malore priten reshje të pakta dëbore. Parashikohet që deri mëngjesin pasardhës moti të vijojë i paqëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale. Ato do të luhaten  nga 0°C vlera më e ulët deri në 16°C.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi jugor.

Kosova

Përgjatë gjithë 24-orëshit; republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Kjo do të sjellë dominim të vranësirave. Më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore ku priten edhe reshje shiu e dëbore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë më vranësira dhe reshje ku më së shumti do të jenë reshje dëbore. Përgjatë luginave do të ketë ngrica të theksuara. Ndërkohë; temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 0°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 7°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë.

Era do të fryjë e fortë si paradite edhe gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave gjatë gjithë paradites. Më të dendura vranësirat do të jenë zonat perëndimore dhe veriperëndimore.

Orët e pasdites do të shtojnë vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës në të gjithë territorin e MV ku hera herës priten mini-stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike.

Përsa i përket; temperaturave të ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 0°C vlera minimale deri në 8°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës ku problematike situata do të paraqitet në; ishujt Britanikë, gadishullin Skandinav, Europën Lindore; gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet Greke.

Po ashtu; zona e Alpeve të Europës do të përjetojnë reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta ndërsa moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të dominojnë përkatësisht në; gadishullin Iberik, gadishullin Apenin si edhe brigjet e Detit të Zi.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI