Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Korrupsioni në Patos/ Rajmonda Balilaj "vuan" dënimin në plazhet e Meksikës

Lapsi.al 21 January 2025
Korrupsioni në Patos/ Rajmonda Balilaj "vuan" dënimin

Qarkullon prej kohësh legjenda urbane se drejtësia e re i ka futur frikën në palcë zyrtarëve të korrruptuar në qeveri në bashki dhe çdo institucion ku menaxhohen paratë e taksave të qytetarëve. Vetëm se shembulli i Rajmonda Balilajt, ish kryetare e bashkisë së Patosit që u dënua një javë më parë për trukimin e tenderave të kqëtij qyteti, ngjan me një tallje që bie ndesh me frymën e propagandës që ka ngritur mitin e SPAK dhe të drejtësisë së re.

Balilaj u shpall fajtore për trukimin e tenderave gjatë kohës kur drejtonte Bashkinë e Patosit. Ajo bëri një gafë të trashë, kur shpalli në televizion fituesin e një tenderi me fond limit 67 milion lekë, ndërkohë që procedura nuk ishte mbyllur ende zyrtarisht.

Nga verifikimet që bënë prokurorët, procesi shkoi në gjykatë dhe për këtë tender, ajo mori dënimin përkatës me burg, të cilin më vonë gjykata ia konvertoi dënimin nga burg, në 2 vjet e 8 muaj shërbim prove. Pra, zyrtarisht gjykata pranoi korrupsionin me tenderat në Patos por praktikisht e amnistoi zyrtaren e lartë socialiste.

Dhe këtë amnisti ajo e ka festuar me një udhëtim drejt plazheve të Meksikës, nga ku ka postuar disa foto, që i ka shpërndarë në rrjetet sociale. Me fotot, kryebashkiakja duket sikur përshëndet nga plazhet e Meksikës jo vetëm prokurorët dhe gjykatësit e drejtësisë së re, por edhe qytetarët që e zgjodhën për të menaxhuar taksat e tyre.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI