Flash

Gafa në emision e Emmanuel Petit: “Pusho në paqe, Pat” – por legjenda e Arsenal jeton

Lapsi.al 21 January 2025
Gafa në emision e Emmanuel Petit: “Pusho në paqe, Pat”
Ish-mesfushori i njohur francez, Emmanuel Petit, bëri një gafë të bujshme gjatë pjesëmarrjes së tij në studiot e Sky Sport UK, duke shprehur ngushëllime për legjendën e Arsenalit, Pat Rice, i cili është ende gjallë. Gjatë programit të njohur “Monday Night Football”, Petit tha: “Pusho në paqe, Pat”, duke bërë që moderatori ta korrigjonte menjëherë. Petit, fitues i Kupës së Botës dhe Kampionatit Europian me Francën, ishte i ftuar për të diskutuar mbi garën për titull në Premier League dhe për të ndarë kujtimet e tij me Arsenalin. Teksa rikujtonte periudhën e tij në klubin londinez, ai përmendi Rice, por e konsideroi atë të ndjerë. David Jones, moderatori i programit, ndërhyri shpejt duke thënë: “Kam lajme të mira, Pat Rice ju përshëndet. Ai është gjallë dhe në formë të mirë.” Petit, i shqetësuar nga gabimi, kërkoi falje menjëherë: “Më vjen keq! Më fal Pat, jam konfuz. Kam bërë një gabim të madh.” Gabimi i francezit mund të jetë ndikuar nga fakti që Pat Rice, ish-mbrojtësi i Arsenalit me mbi 500 paraqitje dhe ish-ndihmësi i Arsène Wenger, kishte marrë një diagnozë kanceri në vitin 2013, gjë që kishte ngjallur shqetësime për shëndetin e tij. Klubi londinez kishte njoftuar në atë kohë se Rice po merrte trajtim për sëmundjen, por që nga ajo kohë, ai ka vijuar jetën normalisht dhe madje është nderuar me titullin “Anëtar i Urdhrit të Perandorisë Britanike”, dhënë nga Mbretëresha Elizabeth II. Ngjarja bëri bujë në rrjetet sociale, ku përveç gafës së tij, u komentua edhe pamja e re e Petit, i cili u krahasua me personazhet e njohur si Legolas nga “Lord of the ring” apo Daemon Targaryen nga “Game of thrones”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI