Flash

Emigracioni zbaraz edhe Malësinë e Madhe, nuk gjenden as punëtorë

Lapsi.al 21 January 2025
Emigracioni zbaraz edhe Malësinë e Madhe, nuk gjenden as

Në Malësi të Madhe fenomeni i emigrimit të familjeve po ndikon në rënien e fuqisë punëtore dhe ekonominë e zonës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, vështirësitë e kushteve ekonomike, por edhe të jetesës, vazhdojnë të nxisin largimin e familjeve nga kjo zonë. Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë, nga viti 2011 deri në fund të vitit 2023 nga 5 njësitë administrative të Malësisë së Madhe janë larguar rreth gjysma e familjeve.

Në anë të rrugës kombëtare, që përshkon bashkinë Malësi e Madhe, udhetarët ndeshen me një tabelë që tregon se fermerët e kësaj zone kanë nevojë për fuqi punëtore. Vlash Linadi, i cili punon për organizatën “Vis Albania”, thotë se emigracioni i familjeve nga Malësia e Madhe ka ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe social të kësaj zone.

“ Problemi kryesor është se Malësia jonë po shpërbëhet, po shpërbëhet në kuptimin e largimit të njerëzve jashtë vendit. Dhe masa është alarmuese, është ndoshta në shifrat që ne na shqetësojnë sepse i afrohet 50 përqindëshit”.

Nga regjistrimi i popullsisë dhe banesave i vitit 2011 deri në regjistrimin e fundit të vitit 2023 nga Malësia e Madhe janë larguar, kryesisht drejt emigracionit, 15 mijë e 360 banorë, afërsisht sa gjysma e popullsisë së regjistruar në këtë bashki në vitin 2011. Zoti Vlashi thotë se familjet e Malësisë së Madhe emigrojnë kryesisht drejt Anglisë dhe Amerikës dhe se në këtë situatë kanë ndikuar edhe politikat qeverisëse.

“ Po të marrim Lumin Cem, ai ka një sasi të madhe hidrocentralesh të shpërndarë , po kjo krahinë vuan për energjinë elektrike. Ndoshta do të ishte më mirë që këto hidrocentrale të mos ishin të lidhur me sistemin qendror të energjisë, por të funksiononin si administrim lokal. Ndoshta për kërë arsye banorët vazhdojnë të marrin rrugën e emigrimit, sepse energjia është një ndër elementet kryesorë për jetesë", thotë zoti Vlashi.

Malësia e Madhe, me 5 njësitë e saj administrative, është një bashki me tradita të pasura historike dhe kulturore, me burime të mjaftueshme natyrore dhe turistike siç janë Vermoshi, Lëpusha, Razma apo Boga, si dhe me tre pikëkalime kufitare me Malin e Zi. Por emigracioni po shterr dalëngadalë fuqinë punëtore të zonës. Sipërmarrësi Paulin Doda, nga fshati Pjetërshan i Malësisë së Madhe, thotë se, gjatë dy viteve të fundit rënia e ndjeshme e euros dhe mungesa e punëtorëve e kanë dëmtuar shumë biznesin e tij. Pas dhjetë vite punë në emigracion, ai ka ngritur në vendlindje bizneset e tij të përpunimit të drurit dhe inerteve për eksport.

“Problem është mungesa e punëtorëve. Jashtëzakonisht problem. Kam menduar që të bëj një kërkesë tek Ministria e Punës për të pasë 15-20 punëtorë që vijnë nga jashtë. Punëtorë të kualifikuar, sepse ne na duhen punëtorë të kualifikuar. Dhe, dita ditës po mendoj që të bëj këtë kërkesë për të pasë punëtorë, duke iu krijuar kushtet sipas ligjit", thotë zoti Doda.

Në fshatrat e Malësisë së Madhe kultivohen më shumë se 3 mijë hektarë tokë me bimët mjekësore, kryesisht me sherbelën. Thuajse të gjitha familjet e Malësisë janë përfshirë në kultivimin e këtyre bimëve që eksportohen në SHBA. Sipas specialistit të bujqësisë, Ramadan Mema, rreth 85 për qind e eksportit të bimëve mjekësore të Shqipërisë vjen nga Malësia e Madhe. Por, vitet e fundit, fermerët po ndeshen me mungesën e tregut të shitjes.

“Problemi kryesor është bllokimi i tregut të bimëve medicinale. Çmimi i shitjes që ofrohet sot është gjysëm dollari ose 70 cent për kilogram, në një kohë që kostoja e prodhimit të sherbelës është afërsisht 80 cent për kilogram", thotë zoti Mema.

Në përpjekje për të siguruar një jetesë më të mirë, shumë familje malësore, thotë specialisti Mema, vazhdojnë të largohen nga Malësia e Madhe.

“Kjo është vazhdë e shpopullimit. Duke vazhduar shpopullimi i Malësisë, ka ardhur edhe mungesa e fuqisë punëtore si dhe rënia e numrit të krerëve në blegtori. Ky është një problem jashtëzakonisht i madh", thotë ai.

Ekspertët thonë se fluksi i largimit të familjeve nga Malësia e Madhe mund të frenohet me politika më të mira qeverisëse në fushën e zhvillimit dhe shfrytëzimit të pasurive të shumta natyrore të kësaj zone./VOA

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI