Flash

Biletat për Angli–Shqipëri mbaruan: tifozët shqiptarë kishin mundësi vetëm për 7 orë

Lapsi.al 21 January 2025
Biletat për Angli–Shqipëri mbaruan: tifozët shqiptarë

Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Wembley” për ndeshjen e parë kualifikuese Angli – Shqipëri janë shitur. Ky është njoftimi që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit në faqen e saj zyrtare, duke prerë shpresat e të gjithë atyre që donin të asistonin debutimin e skuadrës së brazilianit Sylvinho, por nuk kanë mundur sepse koha në dispozicion ka qenë shumë e vogël.

Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kombëtares kuqezi për këtë sfidë, sipas FSHF-së. E në fakt, në vetëm 7 orë, biletat e programuara për tifozerinë kuqezi avulluan. Sot në orën 13, doli njoftimi për mundësinë e tifozëve shqiptarë për të siguruar një biletë për në “Wembley”, ndërsa në orën 20:00 erdhi deklarimi se të gjitha biletat u shitën.

Lexo më tej: Shqipëria në grupin e hekurt, sërisht me Serbinë: hidhet shorti për Botërorin 2026

Ndeshja Angli – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 mars, në orën 20:45, në Londër. Sfida në mitikun anglez "Wembley" do të jetë e para e kuqezinjve të teknikut Sylvinho në rrugëtimin e tyre drejt ëndërrës për të shkuar për herë të parë në finalet e një Botërori.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI