Flash

BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias

Lapsi.al 21 January 2025
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e

Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar nga autoritetet në Serbi që ta garantojnë punën e papenguar të gazetarëve dhe t’i hetojnë rastet e keqpërdorimit të të dhënave personale të tyre.

Mediat proqeveritare të Serbisë publikuan ditë më parë të dhënave personale të gazetarëve, përfshirë nga Kroacia, të cilët janë akuzuar edhe si “agjentë të huaj që kanë ardhur në Serbi për nxitur protesta dhe për të sulmuar rendin kushtetues”.

“Liria e mediave është një gur themel kyç në një shoqëri demokratike dhe e drejtë themelore në BE. Prandaj është edhe element kyç në procesin e integrimit të Serbisë në BE. Është e domosdoshme që gazetarët të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre në një mjedis ku nuk ka asnjë kërcënim apo dhunë, frikësim apo keqtrajtim në mënyrë që të sigurohet qasja e qytetarëve në të gjitha informatat”, thuhet në reagimin e BE-së.

Para disa ditëve Vojislav Sheshel, i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, në një emision televizion në Serbi publikoi dokumentet identifikuese të disa personave, përfshirë edhe të një gazetari nga Kroacia, duke thënë se ata janë “spiunë të Kroacisë”.

Vetë gazetari Matej Devçiq, nga portali Telegram - i cili ndërkohë është kthyer në Kroaci - ka shprehur habi për këtë, duke thënë se nuk e di se si ka mundur të dhënat e tij të bien në duart e Sheshelit. Ai dyshon se këtë kanë mundur ta bëjnë “vetëm shërbimet shtetërore, pasi i vetmi vend ku ishte skanuar ai dokument ishte në vendkalimin kufitarë nga ana e Policisë së Serbisë”.

Mijëra protestues, kryesisht studentët, ka kohë të gjatë që protestojnë në Serbi pas shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad nëntorin e kaluar, si pasojë e të cilës humbën jetën 15 njerëz.

Në mesin e kërkesave të protestuesve janë edhe heqja e akuzave ndaj të arrestuarve dhe të ndaluarve në protesta, si dhe ndjekja penale e përgjegjësve për tragjedinë në Novi Sad dhe e personave që rrahën studentë dhe profesorë gjatë protestave.

Devçiq ndodhej në Serbi me punë për t’i mbuluar protestat e studentëve. Shesheli e përmendi emrin e tij në TV si person që “trajnon udhëheqësit e protestave në Serbi”.

BE-ja theksoi se po i përcjell për së afërmi protestat dhe se Serbia - si vend që synon anëtarësimin në bllok - duhet t’i respektojë të drejtën e shprehjes së lirë të qytetarëve.

Blloku evropian shprehu po ashtu dhe shqetësim për disa raste të dhunës ndaj protestuesve dhe bëri thirrje që autoritet t’i sjellin para drejtësisë përgjegjësit.

Përpos të gazetarëve, disa media proqeveritare në Serbi kanë publikuar edhe të dhënat personale të disa studentëve që i konsiderojnë si “organizatorë të protestave” dhe i akuzojnë se “punojnë për shërbimin sekret të Kroacisë”.

BE-ja tha se çfarëdo qasje e jashtëligjshme në të dhënat personale të qytetarëve, përfshirë gazetarëve, dhe publikimi i të dhënave të tilla janë të papranueshme dhe duhet të ndiqen nga organet kompetente nacionale./REL

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43