Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Administrata e Trump do të njohë zyrtarisht vetëm dy gjini

Lapsi.al 21 January 2025
Administrata e Trump do të njohë zyrtarisht vetëm dy gjini

Politikat e administratës së presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, tani e tutje do të njohin zyrtarisht vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, deklaroi sot një zyrtar i qeverisë së re – përpara ceremonisë së betimit të Trump.

Zyrtari e argumentoi rregulloren e planifikuar duke theksuar nevojat e lindura dhe ato biologjike që gratë kanë për sa i përket privatësisë.

“Femër do të thotë një person që në ngjizje i përket gjinisë që prodhon qelizën e madhe riprodhuese”, tha ai.

Presidentët amerikanë mund të zbatojnë prioritetet politike me ndihmën e të ashtuquajturave urdhra ekzekutivë pa miratimin e Kongresit të SHBA.

Megjithatë, ato gjithashtu mund të kundërshtohen në gjykatë më lehtë sesa ligjet.

“Fshirja e mëparshme e gjinisë, gjuhës dhe politikës ka pasur një ndikim dëmtues, jo vetëm ndaj grave, por edhe ndaj vlefshmërisë së sistemit amerikan”, tha zyrtari duke iu referuar ekstremizmit të ideologjisë gjinore.

Dokumentet zyrtare si pasaportat dhe vizat duhet në të ardhmen, të pasqyrojnë me saktësi gjininë.

Trump njoftoi gjatë fushatës së tij zgjedhore se do të merrte masa politike kundër të drejtave të personave transgjinorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesëmarrja e grave transgjinore në aktivitetet sportive u bë një nga temat e fushatës zgjedhore të republikanit.

Të këshilluara

Trump: Epoka e artë e Amerikës fillon tani

Donald Trump është zyrtarisht Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me republikanin që mori detyrën pas betimit të tij në Capitol. Në fjalë...

18:50

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI