Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Sot ceremonia e betimit të presidentit të 47-të të SHBA-ve

Lapsi.al 20 January 2025
Sot ceremonia e betimit të presidentit të 47-të të SHBA-ve

Donald Trump rikthehet sot në Shtëpinë e Bardhë duke u bërë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara pas 4 vitesh të trazuara jashtë detyrës ku iu bënë disa atentate të dështuara, si edhe u përball me çështje ligjore. Ai do të betohet në brenda Kapitol Rotunda dhe jo jashtë për shkak të motit të ftohtë në Uashington DC, hera e parë që ndodh në 40 vjet.

Inaugurimi i një Presidenti në SHBA tradicionalisht organizohet më 20 janar dhe kjo sivjetshmja është ceremonia e gjashtëdhjetë e betimit presidencial në SHBA. Në këtë ditë paraardhësi, mbajtësi i postit, demokrati Joe Biden, do të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Poashtu, sot në ditën e inaugurimit, zhvillohet mesha tradicionale e mëngjesit në kishën St. John’s, për të vazhduar pastaj me eskortën e tij për çajin e mëngjesit në Shtëpinë e Bardhë.

Në orën 12 Trump si dhe zëvendëspresidenti JD Vance do të bëjnë betimin. Trump ka deklaruar se nuk donte në asnjë mënyrë që njerëzit të dëmtoheshin, ndaj ka udhëzuar që fjalimin për fillimin e detyrës, lutjet dhe të tjera fjalime të hënën të zhvillohen në sallën e kupolës së “Kapitolit”.

Aty Trump do të nënshkruajë rregulloret e parazbatuese të tij, të ashtuquajturat “Executive Orders”. Më pas, ai do të inspektojë të ashtuquajturat “Pass in Review”. Në mbrëmje janë planifikuar tri ballo. Programi i inaugurimit mbyllet me një meshë të shkurtër të martën më 21 janar. Motoja e inaugurimit është “Demokracia jonë e palëkundur: Një premtim kushtetues”.

Me këtë pranohet detyrimi që buron nga themeluesit kundrejt brezave të ardhshëm të amerikanëve në SHBA, “ruajtja e vazhdimësisë dhe stabilitetit të sistemit tonë demokratik”, sikurse shpjegon komisioni i inaugurimit. Pas betimit, presidenti zakonisht përshkon me limuzinën e tij një nga bulevardet kryesore të Uashingtonit e më pas ndalet duke ecur në këmbë e përshëndetur turmat e njerëzve, deri sa mbërrin në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump bëri betimin si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara në janar të vitit 2017. Pas inaugurimit në detyrë, Donald dhe Melania Trump sërish vendosen në Shtëpinë e Bardhë dhe qeveria nis punën. Kjo do të thotë edhe që presidenti i ri do të ngrejë në fuqi urdhëresa të reja zbatimi dhe me shumë gjasë do të fillojë shfuqizimin e marrëveshjeve të SHBA-ve me organizatat si OBSH, apo do t’i rinegociojë ato.

Të këshilluara

Izraeli nuk i ndalon bombardimet në Gazë

Agjencia e mbrojtjes civile të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, ka përditësuar numrin e saj të të vdekurve që nga mëngjesi i sotëm, duke thënë se 10 persona janë v...

10:26

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI