Flash

Siguria e digave, Banka Botërore 1.6 milionë USD për studime fizibiliteti

Lapsi.al 20 January 2025
Siguria e digave, Banka Botërore 1.6 milionë USD për studime

Digat bujqësore në vend pritet të kalojnë në studime fisibiliteti për të parë sigurinë e tyre, vlerësimin hidrologjik dhe strukturor si dhe marrjen e masave në rast nevoje.

Banka Botërore publikoi së fundmi një dokument mbi një projekt që synon të mbështesë qeverinë shqiptare konkretisht Ministrinë Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në rritjen e sigurisë së mbi 400 digave. Vendimi për financimin 1.6 milionë dollarë pritet që të kalojë në Bordin e Bankës në datën 31 janar të këtij viti.

Projekti në fjalë “Optimizimi i sigurisë së digave dhe qëndrueshmëria e sistemeve të ujitjes në kontekstin e ndryshimeve klimatike” synon që të mbështesë Qeverinë Shqiptare në kryerjen e studimeve paraprake të fizibilitetit.

“Në përgjithësi qëllimi është zbulimi dhe adresimi i rrezikut klimatik për menaxhimin e ujit dhe bujqësinë dhe infrastrukturën e rrënuar të ujit me fokus në rritjen e kapacitetit të ruajtjes së ujit të rezervuarëve për përshtatjen ndaj një klime në ndryshim” thuhet në dokument.

Konkretisht, projekti synon të përgatisë bazat drejt rritjes së sigurisë dhe disponueshmërisë së ujit të digave për të ujitur një sipërfaqe prej 180 mijë hektarë tokë bujqësore e vendosur kryesisht në pjesën perëndimore-bregdetare të Shqipërisë nga Shkodra në Vlorë, duke bërë të mundur rritjen e rendimentit dhe të ardhurave për 200,000 ferma.

Rehabilitimi, modernizimi i digave dhe përmirësimi i sigurisë së tyre do të duhet të përfshijë masat strukturore dhe jo-strukturore, vlerësimin hidrologjik, forcimin strukturor të digave dhe përmirësimin e ruajtjes së ujit në rezervuarë, menaxhimi i sedimenteve, modernizimi i kontrollit dhe monitorimit, si dhe masa të tjera që do të përmirësonin sigurinë dhe funksionimin e digave.

Komiteti i Digave të Mëdha herë pas here ka ngritur shqetësimin e monitorimit dhe vlerësimit të digave bujqësore për të parë sigurinë e tyre duke qenë se prej vitesh nuk ka të dhëna mbi gjendjen konkrete. Mosvlerësimi në kohë i rreziqeve mund të ketë pasoja të mëdha për komunitetet ku ndodhen këto diga. Një rast i çarjes së një dige ishte ajo e vetëm pak ditëve më parë në Bunec edhe pse diga në fjalë nuk ishte bujqësore por diga e një HEC-i për prodhim energjie, e cila përmbyti disa biznese./Monitor

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Me sytë katër

PAPARAZZI