Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Pesë ditë pa asnjë gjurmë, vijojnë kërkimet për 63-vjeçarin që humbi në Vjosë

Lapsi.al 20 January 2025
Pesë ditë pa asnjë gjurmë, vijojnë kërkimet

Pesë ditë pas zhdukjes se 63-vjeçarit Ëngjëll Kanani pranë lumit Vjosa në afërsi të fshatit Kashisht ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se mister mbetet fakti që nuk është gjetur asnjë send personal i tij, si mjetet e peshkimit, çanta apo celulari.

Për më tepër, celulari i 63-vjeçarit ka qenë i hapur deri 24 orë pas zhdukjes së Kananit teksa kishin nisur kërkimet për të. Familjarët dhe miku i tij 64-vjeçar e kanë telefonuar vazhdimisht në numrin e tij, por megjithëse thirrja kryhej, nuk përgjigjej askush.

Kërkimet janë shtrirë edhe në kanalin Vjosë Levan Fier që lidhet me lumin Vjosa e madhe. Një grup familjarësh po kontrollojnë këtë zonë prej dy ditësh duke iu bashkuar kështu operacionit të kërkimeve nga policia dhe ekipit të polumbarëve. Megjithatë, nga 63 vjeçari nuk ka asnjë gjurmë.

Krahas kërkimeve, sektori i krimeve në komisariatin e Fierit ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Ëngjëll Kanani është baba i tre fëmijëve. Ai bashkë me një shok të tij, të dy me banim në Berat, prej tre vitesh ushtronin peshkim amator në lumin Vjosa. Diten e zhdukjes, të enjten e javës që shkoi, dy shoket janë parë të peshkonin në vende të ndryshme në zonën e Kashishtit.

Miku i tij ka deklaruar në polici, se kishin lënë takim, por 63-vjeçari nuk erdhi. Pas disa orësh ku 63-vjeçari nuk përgjigjej në telefon, miku denoncoi zhdukjen e tij. Kërkimet ende vazhdojnë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI