Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kina: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me administratën e re të Trump

Lapsi.al 20 January 2025
Kina: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me

Kina është e gatshme të forcojë dialogun me qeverinë e re të SHBA dhe të menaxhojë siç duhet dallimet në marrëdhëniet dypalëshe.

Kështu zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning i është përgjigjur kërkesës për koment për mandatin e dytë të Donald Trump i cili do të marrë detyrën sot në Shtëpinë e Bardhë.

“Kina dhe Shtetet e Bashkuara fitojnë përfitime nga bashkëpunimi dhe humbje nga konfrontimi, këtë na tregon historia e zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane”, tha Mao në një konferencë shtypi në Pekin.

Gjithashtu nisi edhe një raund të ri kontaktesh diplomatike me Japoninë dhe Bashkimin Evropian këtë javë, ndërsa Uashingtoni përgatitet për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump.

Një delegacion ligjvënësish japonezë udhëtoi në Pekin dhe një delegacion ushtarak kinez shkoi në Japoni për herë të parë në pesë vjet. Presidenti i ri i Këshillit Evropian zhvilloi telefonatën e tij të parë me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping.

Analistët thonë se Kina po përpiqet të testojë aleancën midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij me përpjekje diplomatike.

Të këshilluara

Ukraina godet depo nafte brenda Rusisë

Ukraina mori përgjegjësinë për dy sulme ndaj depove të naftës në pjesën perëndimore të Rusisë, akti më i fundit i fushatës ajrore të Kievit kundër objektivave s...

17:48

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI