Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut, mbështetësit përfshihen në trazira

Lapsi.al 20 January 2025
Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut, mbështetësit

Disa orë pasi Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol u arrestua zyrtarisht, duke shkaktuar trazira nga mbështetësit e tij, avokatët e tij thanë të dielën se ai mbetet sfidues në refuzimin e tij për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me hetimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme muajin e kaluar.

Presidenti Yoon u arrestua zyrtarisht herët të dielën, disa ditë pasi u ndalua në kompleksin e tij presidencial në Seul. Ai përballet me mundësinë e dënimit me burg për vendosjen nga ana e tij të gjendjes së jashtëzakonshme, që shkaktoi krizën më serioze politike të vendit që nga demokratizimi i tij në fund të viteve 1980.

Arrestimi i Presidentit Yoon mund të shënojë fillimin e një periudhe të zgjatur në paraburgim, që mund të zgjasë me muaj të tërë, ose më shumë.

Vendimi për të arrestuar Presidentin Yoon ndezi trazira tek Gjykata e Qarkut Perëndimor të Seulit, ku dhjetëra mbështetës të tij hynë me forcë, duke shkatërruar derën dhe dritaret kryesore. Ata përdorën karrige plastike, trarë metalikë dhe mburojat e policisë, që arritën t’ua marrin policëve. Disa u panë duke hedhur objekte dhe duke përdorur fikëset e zjarrit, duke shkatërruar mobiljet dhe automjetet zyrtare, duke thyer dyert e xhamit dhe duke hedhur ujë mbi serverat e kompjuterave. Ata bërtisnin duke kërkuar të shihnin gjyqtaren që kishte lëshuar urdhrin e arrestit, por ajo tashmë ishte larguar nga godina.

Qindra oficerë policie u dislokuan dhe rreth 90 protestues u arrestuan. Disa policë të plagosur janë parë duke u trajtuar në ambulanca. Gjykata tha se po përpiqej të konfirmonte nëse ndonjë punonjës ishte plagosur dhe të vlerësonte dëmet në objektet e saj.

Në një deklaratë të lëshuar nëpërmjet avokatëve, Presidenti Yoon u ankua se gjykata nuk e njohu “qëllimin e drejtë” të dekretit të tij të ligjit ushtarak, por gjithashtu u kërkoi mbështetësve të tij që ta shprehin zhgënjimin e tyre në mënyrë paqësore. Ai i bëri thirrje policisë që të mbajë një qëndrim të butë ndaj protestuesve.

Por qindra mbështetës të Presidentit Yoon vazhduan të përlesheshin me policinë teksa i zgjatën tubimet e tyre deri në mbrëmje përpara Gjykatës Kushtetuese të Seulit, e cila po zhvillon diskutime të veçanta nëse do të hiqej zyrtarisht nga detyra presidenti i akuzuar, apo nëse do ta rikthente atë në detyrë. Të paktën tre protestues u ndaluan në vendngjarje. Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme në godinën e gjykatës, e cila u bllokua nga policia./VOA

Të këshilluara

Ukraina godet depo nafte brenda Rusisë

Ukraina mori përgjegjësinë për dy sulme ndaj depove të naftës në pjesën perëndimore të Rusisë, akti më i fundit i fushatës ajrore të Kievit kundër objektivave s...

17:48

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI