Flash

AMP arreston një punonjës policie dhe pezullon nga detyra dy të tjerë

Lapsi.al 20 January 2025
AMP arreston një punonjës policie dhe pezullon nga detyra dy të

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjës policie si dhe ka pezulluar nga detyra dy punonjës të tjerë. Në pranga ka rënë inspektori me iniciale S. K., punonjës i policisë kufitare në DVKM Gjirokastër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra 2 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, konkretisht, Inspektor L. K., me detyrë Ndihmës Kontrollor në P.K.K. Kakavijë dhe Inspektor O. B., me detyrë Ndihmës Kontrollor në P.K.K. Kakavijë.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor S. K., punonjës i policisë kufitare në DVKM Gjirokastër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Punonjësi i policisë gjatë drejtimit të mjetit tip “Seat”, është përplasur me një automjet tjetër ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët e mjetit Opel, shtetasja A. R. dhe shtetasi i mitur G. R., të cilët pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore janë larguar për në banesë dhe ndodhen jashtë rrezikut. Nga verifikimi me testin matës të alkolit rezultoi pozitiv.

Gjithashtu Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila ka caktuar masat e sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për 2 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-Inspektor L. K., me detyrë Ndihmës Kontrollor në P.K.K. Kakavijë,

-Inspektor O. B., me detyrë Ndihmës Kontrollor në P.K.K. Kakavijë

Nga hetimet e thelluara dhe intensive nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, u bë i mundur dokumentimi dhe sigurimi i provave mbi dyshimet se këta punonjës policie kishin lejuar kalimin në territorin e Republikës së Shqipërisë të automjetit të markës “Toyota Avensis” pa dokumentacionin përkatës, duke mos ndjekur procedurat ligjore me qëllim trafikimin.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI