Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

A mund të ndikojë Trump në "non gratën" e Berishës? Lubonja: Ka një mundësi, por...

Lapsi.al 20 January 2025
A mund të ndikojë Trump në "non gratën" e

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën "Opinion" në News 24 u pyet nëse ekziston mundësia që me ardhjen në pushtet të Donald Trump në Amerikë, të hiqet non grata e Sali Berishës.

Lubonja tha se ekziston një shans i vogël përmes lobimeve. Por, Lubonja shtoi se Trump ka treguar se adhuron njerëzit që kanë pushtet e parë në këtë prizëm, Trump do mbështeste më tepër Ramën sesa Berishën.

"Donald Trump e ka treguar se adhuron njerëzit që kanë pushtet. Nëse Trump do shohë një njeri të fuqishëm në Shqipëri ai është Edi Rama dhe jo Sali Berisha. Aq më tepër që Rama ka interesa ekonomike me dhëndrin e Trump, Kushner.

Nëse Berisha do ishte në pushtet, do kishte më tepër shanse që t’ia hiqte non gratën. PD ka një iluzion. Por një shans i vogël ekziston përmes lobimeve, por sërish Trump nuk prish marrëdhëniet me PD-në. Por, PD duhet të mbështetet tek shqiptarët e jo të mendojë për Trump" - tha Lubonja. 

Sipas tij, Trump i sheh gjërat si biznesmen duke shtuar se vizioni i Trump është antineoliberal globalist. Lubonja deklaroi se Donald Trump është populist dhe se dëshiron një Europë të shteteve e jo të bashkuar.

"Trump premtoi se do të ndalë luftërat. Donald Trump i sheh gjërat si biznesmen. Trump bëri premtime të mëdha, që më duken të fryra. Vizioni i Trump është antineoliberal globalist. Ai do një Amerikë që tërhiqet brenda vetes që forcohet dhe bëhet konkurrente me ekonomitë e tjera.

Donald Trump është një populist, i eci ky populizëm në fitore, por tani të shikojmë çfarë do të ndodhë. Trump nuk do Europë të bashkuar, por do Europë të shteteve. Donald Trump ftoi vetëm kryeministren italiane Georgia Meloni, që është e djathta. Europa duhet të bashkohet që të shohë interesat e veta" - tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI