Flash

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Pas ndërhyrjes së Trump, TikTok rikthehet sërish në SHBA

Lapsi.al 19 January 2025
Pas ndërhyrjes së Trump, TikTok rikthehet sërish në SHBA

TikTok njoftoi se po rikthente shërbimet e tij në SHBA pasi Donald Trump u zotua më herët gjatë ditës për t'i dhënë një afat aplikacionit përpara ndalimit të tij. Trump shkroi në rrjetin e tij “Truth Social” se pasi të merrte detyrën të hënën ai do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv që i lejonte aplikacionit me pronësi kineze një kohë shtesë për të gjetur një blerës përpara se të përballej me një mbyllje totale, dhe duke propozuar që SHBA ose një firmë amerikane të merrte 50% të pronësisë.

“Duke bërë këtë, ne shpëtojmë TikTok, e mbajmë në duar të mira dhe e lejojmë atë të thotë” - shkruan Trump. “Pa miratimin e SHBA-së, nuk ka TikTok. Me miratimin tonë, ajo vlen qindra miliarda dollarë - ndoshta triliona” –shtoi ai.

TikTok ndaloi së punuari në SHBA për 170 milionë përdorues vonë të shtunën. Kongresi miratoi një ligj në prill që detyron pronarin e tij, ByteDance, ose t'ia shesë një kompanie jo-kineze ose të përballet me një mbyllje totale. Aplikacioni zgjodhi mbylljen pasi Gjykata e Lartë e SHBA vendosi të premten të aprovonte ndalimin.

CEO i TikTok, Shou Zi Chew, publikoi një video duke falënderuar Trump për përpjekjet e tij për ta mbajtur aplikacionin aktiv në SHBA. Ai pritet të marrë pjesë personalisht në ceremoninë e inaugurimit të Trump.

Pas mesazhit të Trump të dielën, kompania tha në një deklaratë se ishte "në procesin e rivendosjes së shërbimit", duke shtuar: "Falënderojmë Presidentin Trump për sigurimin dhe qartësinë e nevojshme për ofruesit tanë të shërbimeve se ata nuk do të përballen me asnjë ndëshkim duke ofruar TikTok për mbi 170 milionë amerikanë dhe duke lejuar mbi 7 milionë biznese të vogla të lulëzojnë. Është një qëndrim i fortë për Amendamentin e Parë dhe kundër censurës arbitrare. Ne do të punojmë me Presidentin Trump për një zgjidhje afatgjatë që e mban TikTok në Shtetet e Bashkuara” – thuhet në deklaratë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Trump bën thirrje: Shpëtoni TikTok-un

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon të ndihmojë aplikacionin e njohur të mediave sociale, TikTok, të qëndrojë në funksion nën presidenc...

16:56

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI