Flash

Bombolat portokalli/ Kreu i Zjarrfikëses: 90% e ngjarjeve ndodhin prej tyre

Lapsi.al 19 January 2025
Bombolat portokalli/ Kreu i Zjarrfikëses: 90% e ngjarjeve ndodhin prej tyre

Me uljen e temperaturave, një numër i lartë qytetarësh i përdorin bombolat e gazit, jo vetëm për gatim, por edhe për t’u ngrohur. Në Tiranë, drejtori i shërbimit zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, thotë se 90% e zjarreve në banesa ndodhin për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombolat kryesisht prej atyre me ngjyrë portokalli.

“Bombolat e kampingut 5 kg ngjyrë portokalli asnjëherë nuk duhet t'i fusim në banesa. Po t'i shikojmë edhe ngjarjet me këto bombola, pothuajse 90% të rasteve vijnë nga këto. Bombolat portokalli janë vetë në ndërtimin e trupit të tyre që nuk kanë garancinë e bombolave të tjera që janë me standarde dhe përdoren në ambiente familjare”, deklaroi Goxhaj për A2 CNN.

Por çfarë duhet të ketë parasysh një qytetar që përdor një bombol gazi?

“Aty ku përdoret gazi, prat e pajisja duhet të kemi sinjalizues. Nuk ka kosto shumë të madhe, është një kosto shumë e lirë për qytetarët dhe është një pajisje që funksionon për shumë kohë. Nëse kemi rrjedhje gazi kjo pajisje të sinjalizon që ka rrjedhje gazi dhe në këto momente qytetari duhet të reagojë. Qytetari duhet të shkojë në të mbyllë bombolën e gazit dhe të hapë ambientin ta ajrosë. Mos të takojë aty asnjë çelës dritash, mos të bëjë asnjë veprim tjetër, mos të shkojë as me cigare në këto ambiente”, tha ai.

Në jo pak raste, rënie zjarri ka pasur edhe në pallate për shkak të mbingarkesës së energjisë elektrike. Goxhaj këshillon qytetarët dhe administratorët e pallateve se duhet të jenë të pajisur me fikëset me pluhur.

“Për energjinë elektrike zakonisht zjarret fillojnë në kasetat elektrike, pra atje ku shpërndahet energjia, qoftë në banesat familjare qoftë në pallate. Në të dy këto raste qytetarët është mirë që të kenë në banesat e tyre fikëse të zjarrit 6 kg me pluhur”.

Sipas Goxhajt, gjatë stinës së dimrit, vetëm në Tiranë zjarrfikësit kanë të paktën 3 raste në ditë të rrjedhjes së gazit në banesa.

Të këshilluara

Izraeli nuk i ndalon bombardimet në Gazë

Agjencia e mbrojtjes civile të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, ka përditësuar numrin e saj të të vdekurve që nga mëngjesi i sotëm, duke thënë se 10 persona janë v...

10:26

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI