Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, mbi 100 vëzhgues europianë do mbikëqyrin procesin

Lapsi.al 18 January 2025
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, mbi 100 vëzhgues europianë

Tetëmbëdhjetë vëzhgues evropianë nga nesër do të nisin punën për mbikëqyrjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, e cila nga vëzhguesit vendës po vlerësohet si e ashpër dhe e përshkuar me gjuhë polarizuese e nxitëse.

Misioni i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit njoftoi të shtunën se vëzhguesit afatgjatë vijnë nga 18 vende të ndryshme.

”Ekipet janë me kombësi dhe gjini të përzier. Ata do të vlerësojnë fushatën dhe përgatitjet për zgjedhje ndërsa mbulojnë të gjitha komunat e Kosovës. Vëzhguesit janë të pavarur dhe të paanshëm”, tha shefja e këtij misioni, Nathalie Loiseau.

Zonja Loiseau tha në konferencë shtypi se për Kosovën kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme ruajtja e standardeve demokratike.

“Jetojmë në një kohë kur demokracitë po vihen në pikëpyetje, ndonjëherë kërcënohen globalisht. Kështu që rëndësia e sigurimit të një demokracie të qëndrueshme në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e madhe. Prandaj ne do të vëzhgojmë, vlerësojmë dhe nëse është e nevojshme nuk do të shmangemi nga vënia në dukje e çfarëdo lloj hapësire për përmirësim aty ku ne e shohim të mundshme”, tha ajo duke theksuar se prania e misionit është dëshmi edhe e mbështetjes së vazhdueshme evropiane ndaj Kosovës në rrugën e forcimit të mëtejshëm të qeverisjes demokratike.

“Rëndësinë e kësaj po e tregojmë edhe në numra. Në ditën e zgjedhjeve do të jenë mbi 100 vëzhgues evropianë në terren. Prandaj misioni i Bashkimit Evropian është i vemi mekanizëm vëzhgues ndërkombëtar me një prani afatgjate”, tha zonja Loiseau.

Njëzetetetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur, do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ku të drejtë vote kanë dy milionë votues, prej të cilëve rreth 105 mijë qytetarë jashtë Kosovës.

Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim”, që vëzhgon proceset zgjedhore në Kosovë, të shtunën tha se fushata për këto zgjedhje po përshkohet me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes.

Të enjten Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjobiti me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës, me 12 mijë euro Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me tre mijë euro lëvizjen Vetëvendosje për shkak të siç u tha “shkeljes së kodit të mirësjelljes” gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit./ VOA

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43