Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ukraina godet depo nafte brenda Rusisë

Lapsi.al 18 January 2025
Ukraina godet depo nafte brenda Rusisë

Ukraina mori përgjegjësinë për dy sulme ndaj depove të naftës në pjesën perëndimore të Rusisë, akti më i fundit i fushatës ajrore të Kievit kundër objektivave strategjike ruse.

Shtabi i Përgjithshëm i Kievit tha se forcat e tij kishin goditur gjatë natës depot që ndodhen në rajonet Kaluga dhe Tula e që kanë shërbyer për të mbështetur përpjekjet e Moskës kundër Ukrainës.

Dëmet janë ende duke u vlerësuar, thuhej në deklaratë. Guvernatori rajonal i Kalugës, Vladislav Shapsha njoftoi në një postim në Telegram për shpërthimin e një zjarri në qytetin Lyudinovo, pas goditjes së një zone industriale. Ai tha më vonë se shtatë drone ishin rrëzuar.

Forcat ukrainase kanë shtuar sulmet brenda Rusisë, kryesisht ndaj depove të naftës dhe objekteve që prodhojnë mjete ushtarake, në një përpjekje për në frenuar përparimin e Rusisë në Ukrainën lindore.

Rusia ka kryer gjithashtu sulme ajrore të rregullta ndaj qyteteve të Ukrainës. Të shtunën katër persona u vranë pas një sulmi me raketa në qendër të Kievit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI