Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Sanksionet amerikane kundër NIS-it në Serbi/ REL: Nuk kanë ndikim në Kosovë

Lapsi.al 18 January 2025
Sanksionet amerikane kundër NIS-it në Serbi/ REL: Nuk kanë ndikim

Sanksionet amerikane kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) nuk do të krijojnë asnjë efekt në tregun e karburanteve në Kosovë, vlerësojnë nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.

Kryetari Fadil Berjani thotë se Kosova nuk importon karburante nga Serbia dhe rrjedhimisht “nuk do të ketë as lëvizje të çmimeve të naftës dhe të benzinës në vend”.

Dogana e Kosovës konfirmon se gjatë vitit 2024 nuk ka pasur fare importe të naftës dhe benzinës nga Serbia.

Nga Oda Ekonomike e Kosovës, ndërkaq, thonë se sanksionet ndaj NIS-it mund të ndikojnë në ngritjen eventuale të çmimeve të produkteve në Serbi, të cilat më pas importohen në Kosovë.

Më 10 janar, Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur NIS-in në listën e sanksioneve, për shkak të aksioneve që ka në të kompania ruse, Gazprom Neft.

Qëllim i sanksioneve është ta pengojnë Rusinë që t’i përdorë të ardhurat nga energjia për luftën e saj në Ukrainë.

Naftëtarët e Kosovës janë të gatshëm dhe e kanë të lehtë ta mbështesin embargon ndaj importit të karburanteve nga Serbia, thotë Berjani.

Sipas tij, ata nuk importojnë fare naftë nga Serbia dhe nuk kanë asnjë lidhje me NIS-in.

“Të gjithë importuesit që i ka Kosova - rreth 60 syresh - importojnë nga Porto Romano, nga Durrësi në Shqipëri”, thotë Berjani për Radion Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave që siguroi REL-i nga Dogana e Kosovës për vitin 2024, Kosova ka importuar mbi 808 milionë litra naftë, në vlerë prej mbi 501 milionë eurosh, dhe mbi 92 milionë litra benzinë, në vlerë prej rreth 56 milionë eurosh.

Gjatë vitit 2023, ndërkaq, janë importuar mbi 740 milionë litra naftë, në vlerë prej mbi 507 milionë eurosh, dhe mbi 86 milionë litra benzinë, në vlerë prej mbi 55 milionë eurosh.

Atë vit, importi i karburanteve nga Serbia ka përbërë më pak se 1 për qind të sasisë së tërësishme të importit, sipas Doganës, ndërsa vitin e kaluar nuk ka pasur fare.

Berjani thotë se edhe në rast të rritjes së çmimeve të naftës dhe benzinës në Serbi, një gjë e tillë nuk do të ndikojë në Kosovë.

“Në të gjitha situatat, nuk varemi asgjë nga Serbia, për sa u përket derivateve të naftës. Nuk ka nevojë për panik lidhur me çmimet, sepse nuk ka kurrfarë ndikimi tregu i Serbisë”, thotë Berjani.

Ai tregon se në Kosovë, aktualisht, çmimi i naftës për litër është mesatarisht nga 1.25 deri në 1.28 euro, ndërsa në Serbi 1.70 euro.

As Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, nuk pret rritje të çmimeve të karburanteve në Kosovë.

“Serbia është treg i vogël për të shkaktuar ndonjë çrregullim. Nuk është si Amerika ose Gjermania”, thotë ai.

Megjithatë, Rafuna paralajmëron se rritja eventuale e çmimeve të karburanteve në Serbi - si pasojë e sanksioneve - mund të ndikojë në mënyrë jodirekte në Kosovë.

Ai thotë se në Serbi ka mjaft kompani të huaja, amerikane, gjermane, italiane dhe turke, të cilat produktet e tyre i shesin edhe në Kosovë.

Ngritja eventuale e kostos së prodhimit të produkteve në Serbi për këto kompani, sipas tij, mund të shkaktojë “efekte indirekte minimale” edhe për tregun e Kosovës.

“Produktet që importojmë prej këtyre kompanive të huaja, të cilat prodhojnë në Serbi, mund të na vijnë me një kosto pak më të lartë sesa që e kemi tani. Por, ky është vetëm supozim”, thotë Rafuna.

Ai shton se edhe në atë rast, efekti do të ishte minimal, sepse nëse tregu i Kosovës nuk do të jetë i gatshëm t’i pranojë produktet e njëjta nga Serbia me çmime eventualisht pak më të larta, importuesit do të orientohen drejt produkteve më të lira nga vendet e tjera.

Kosova, shumicën e mallrave i importon nga jashtë - vendet e rajonit, të Bashkimit Evropian, Turqia etj.

Mesatarisht në vit, ajo importon mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh - duke filluar nga produktet bazë deri tek ato ndërtimore - ndërsa eksporton nën vlerën e 1 miliard eurove - më së shumti produkte të metalit dhe plastikës./REL

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43