Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 18 January 2025
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës

Një 36-vjeçar është gjendur pa shenja jete në lagjen 16 të qytetit bregdetar. Nga pamja e parë e trupit të 36-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se 36-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e overdozës.

“Më datë 17.01.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 16 Durrës, në një banesë të pa banuar është gjetur pa shenja jete shtetasi F. K., 36 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.

Më datë 05.01.2025, shtetasi E.P, (kushëriri i shtetasit F.K) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Durrës, se  shtetasi F. K, ishte larguar nga banesa  dhe nuk ishte kthyer më.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 36 vjeçarit nuk janë konstatuar  shenja dhune dhe paraprakisht  dyshohet se 36 vjeçari  ka humbur jetën si pasojë e overdozës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI