Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Berisha nga Fieri: Regjimi i instaluar po largon shqiptarët nga vendi

Lapsi.al 18 January 2025
Berisha nga Fieri: Regjimi i instaluar po largon shqiptarët nga vendi

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, po zhvillon ditën e sotme një takim me mbështetësit demokratë me rastin e 34 vjetorit të themelimit të degës së PD Fier. Gjatë fjalës së tij për të pranishmit, Berisha u shpreh se në Shqipëri është instaluar narkodiktatura. Sipas tij regjimi i Ramës është arsyeja pse shqiptarët po braktisin çdo ditë e më shumë atdheun e tyre.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Të dashur demokratë të qytetit dhe qarkut të Fierit, një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju dhe banorët e këtij qarku.

Sot jemi në një përvjetor dhe është normale që të përulemi me nderimin më të madh ndaj të gjithë atyre qytetarëve të këtij qyteti, që 34 vite më parë, në kushtet e një terrori të fortë, guxuan dhe firmosën për krijimin e PD, si parti e të drejtave dhe lirive themelore të mohuara të njeriut, si parti e interesit kombëtar të shqiptarëve, parti e iniciativës së lirë, parti e integrimit të Shqipërisë në BE dhe NATO.

Një nderim të veçantë kam unë sot për të gjithë ata të rinj të Fierit, që me 20 shkurt ranë nën breshëritë e terrorizimit të kuq. Gjaku i tyre skuqi Gjanicën, por demokratët e Fierit qëndruan të pamposhtur.

Të dashur miq, themelimi i PD 34 vite më parë ishte themelimi i një force politike të idealeve më fisnike të njeriut, të idealeve të ndaluara, të vlerave të shkelmuara.

Kjo forcë politike ka një trashëgimi që bën krenar çdo njeri.

Trashëgimia e saj janë të vërtetat supreme të njeriut, liritë, të drejtat, dinjiteti, interesi kombëtar.

Forca tjetër politike ka një histori krimi dhe nuk mund ta mohojmë. Rëndojnë mbi të kasaphana e luftës së klasave. Rëndojnë mijëvjeçarë vite rinie të shkrira në kampet e përqendrimit. Mijëra e mijëra jetë të rëna para skuadrave të pushkatimit.

Pra, trashëgimia jonë ndryshon si nata me ditën me trashëgiminë e forcës tjetër politike.

Në 34 vite të ekzistencës, ne transformuam Shqipërinë. Nga vendi i hiperkolektivizmit total, e shndërruam në vendin e iniciativës së lirë të qytetarëve të vet. Nga vendi i izolimit më të plotë, Shqipëria u integrua në Këshillin e Europës, në NATO dhe u hap ndaj gjithë botës.

Nga vendi që në vitin 1992, kishte të ardhurat për frymë të tretat më të ulëta në botë, 234 dollarë për frymë. Dhe kur një ditë u thashë që u bëra president me një rrogë 16 dollarë në muaj, një ndjekës në rrjetet sociale më thoshte Sala paska lajthitur. Qesha sepse e vërteta është se ai kishte të drejtë, nuk mund të imagjinonte se cila ishte Shqipëria e vitit 1992.

Por atë realitet, ne e transformuam. Ne ia dolëm që në vitin 2008, shqiptarët më të keqpaguar në kohëra, të dalin në krye për rrogat dhe pensionet në të gjitha vendet e rajonit. Dhe ky ishte një kërcim i madh.

Miqtë e mi, PD në vitin 2013, humbi zgjedhjet dhe doli në opozitë duke garantuar një proces zgjedhor të drejtë.

Pas vitit 2013, me shpejtësi në Shqipëri u instalua narkodiktatura, e cila hapi çdo ditë e më shumë një gropë të zezë të tmerrshme në këtë vend, nga e cila largohen çdo ditë shqiptarët. Ky regjim largoi nga Shqipëria më shumë se çdo luftë, më shumë se çdo fatkeqësi natyrore në ndonjë vend tjetër të planetit. Dhe ky largim ndodhi në 10 vite.

PD pësoi gjithashtu në 3 vitet e fundit tronditje të mëdha. Ndaj saj u bënë përpjekje të padrejta, të pandershme ta asgjësonin, ta përçanin, t’i emëronin kryetarin, de facto ta tjetërsonin si forcë politike.

Por, pas një procesi herë-herë dhe kalvari, sot jemi më të bashkuar, më të fortë, më në këmbë se kurrë.

Kjo sepse ne jemi njerëz që bashkohemi në të vërtetat që besojmë.

Kjo është arsyeja kryesore. Ne nuk udhëhiqemi nga ideologjira ekstremiste. Ne udhëhiqemi nga respekti i dinjitetit njerëzor, i investimit dhe kontributit të secilit në ëktë proces. Ne nuk pranojmë kurrë të shkelmojmë mbi kontributin e tjetrit në familjen tonë.

Ne udhëhiqemi nga një parim madhor, toleranca. Këtu me datën 20 shkurt, kur breshëritë korrnin jetë të rinjsh, demokratët nuk rrëmbyen, por demokratët qëndruan dhe me tolerancën e tyre, bënë pluhur përpjekjet e tyre për të krijuar republikën e Vlorës, siç u grupuan forcat enveriste.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43