Flash

Analiza: E ardhmja e platformës TikTok në SHBA

Lapsi.al 18 January 2025
Analiza: E ardhmja e platformës TikTok në SHBA

Rrjeti social TikTok mund të jetë së shpejti jo funksional për më shumë se 170 milionë përdorues amerikanë, për shkak të vendimit të Gjykatës së Lartë për ta ndaluar atë.

Gjykata tha se se rreziku për sigurinë kombëtare që vjen nga lidhjet e rrjetit TikTok me Kinën, i kapërcen shqetësimet për kufizimin e lirisë së shprehjes.

Përdorimi i rrjetit social TikTok mund të jetë në orët e fundit në Shtetet e Bashkuara, pasi Gjykata e Lartë mbështeti unanimisht ligjin federal që e ndalon duke filluar nga e diela, nëse kompania e saj mëmë me seli në Kinë, nuk e shet rrjetin social.

Gjykata tha se se rreziku që i kanoset sigurisë kombëtare nga lidhjet e rrjetit TikTok me Kinën, i kapërcen shqetësimet mbi kufizimin e lirisë së shprehjes për 170 milionë përdoruesit e këtij aplikacioni në Shtetet e Bashkuara.

Ky vendim i Gjykatës së Lartë ka ngjallur pakënaqësi tek përdoruesit e këtij rrjeti.

“Mendoj se është një çmenduri që qeveria jonë të marrë këto masa ekstreme. Mendoj se media sociale, apo TikTok-u është një platformë publike që njerëzit të ndajnë mendimet e tyre”, thotë një përdorues.

Një urdhër ekzekutiv presidencial mund ta ndalojë këtë masë. Administrata e presidentit Biden thotë se i takon administratës së ardhshme të zotit Trump të vendosë mbi këtë çështje, nëse do ta zbatojë apo jo ligjin.

Zoti Trump ka thënë se do ta “shpëtojë” TikTok-un, por është e paqartë se si do ta realizojë një gjë të tillë.

Ekspertët kanë thënë se aplikacioni nuk do të zhduket nga telefonat e përdoruesve ekzistues pasi ligji të hyjë në fuqi më 19 janar, përdoruesit e rinj nuk do të mund ta shkarkojnë atë dhe përditësimet e aplikacionit do të bllokohen. Kjo përfundimisht do ta bëjë aplikacionin jofunksional. /VOA

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI